E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tanja Fajon sot në Kosovë

PRISHTINE-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pret sot raportuesen e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon.

Takimi zhvillohet një ditë pasi që autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të 5 shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.

“Kjo do të jetë një ndihmë edhe brenda vetë BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e axhendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh Zhbogar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›