E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu valutor, forcohet euro

TIRANË- Euro i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur sot vlerën e 140 lekëve.

Ndërkohë që dollari blihet me 104.8 lekë dhe shitet me 105.4 lekë. Kambistët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 32 cent, por edhe e mungesës së valutës në treg. Kjo për shkak të rënies së dëgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›