E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, përmbyset autobusi, 10 të plagosur

 Një autobus me rreth 20 pasagjerë në bord, i linjës Berat-Çorovodë, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur viktima.

Ngjarja u regjistrua sot paradite në fshatin Buzuq, kur autobusi duke marrë kthesën ka dalë nga rruga. Pasagjerët thanë se në këtë moment shoferi ka humbur kontrollin. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Çorovodës për të marrë ndihmë mjekësore ku mësohet se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. /Start/

                                                                                             2012-02-23 10:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›