Tapitë me 7501: Pronat, rrëzohet projekti i qeverisë. Rusmali kthen ligjin e Genc Pollos dhe Genc Rulit

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve
Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzon projektin e Qeverisë. Ilir Rusmali: Ndryshimet godasin në zemër ligjin bazë.
Komisioni i Ligjeve i kërkon Ekzekutivit hartimin e një nisme të re.
Komisioni i Ligjeve kthen mbrapsht disa ndryshime të ministrave Genc Pollo dhe Genc Ruli, për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Pas një debati rreth 60 minuta, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, u kërkoi përfaqësuesve të qeverisë të shqyrtojnë kërkesën për të hartuar një draft të ri që të mbyllë këtë proces. Siç është nisma sot, godet në zemër ligjin bazë. Mos na e shfuqizoni ligjin bazë, merrni dhe mbylleni veprimin e atij ligji. Sillni nismën që pas këtij procesi ligji bazë nuk ekziston më, shfuqizohet. Që ne ta dimë me siguri çfarë po bëjmë. Po mbyllim një proces që nuk është mbyllur dot për shkak të burokracive administrative, apo po hapim një spirale të re, siç ka frikë kolegu Mediu? Ta ndajmë këtë punë njëherë e mirë nesër. Nesër hajdeni me një dokument të pjekur nga ana e Ministrisë, ose me tekstin që reflekton këtë kërkesë të Komisionit, ose me refuzimin total të këtij komisioni, që i qëndroni këtij dokumenti, u shpreh Rusmali gjatë mbledhjes. Në fillim të saj ishte kreu i PR-së, njëherësh ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili kundërshtoi ashpër ndryshimet e propozuara nga qeveria. Sipas tij, nëse miratohen këto amendamente, zvogëlohet në maksimum fondi i kompensimit fizik për pronarët. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar një fond të kompensimit fizik për pronarët, që është 42 mijë hektarë, që do të ulte dhe faturën financiare. Por, pjesa më e madhe e tyre është nga fondi i fermave bujqësore. Nëse do të ecim siç parashikojnë dy projektligjet, kjo pjesë e fermave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve do tu jepej në favor atyre që e kanë marrë në mënyrë të parregullt dhe do të hiqej nga ky fond i kompensimit fizik. Për pronarët e bregdetit janë bërë verifikimet e titujve të pronësisë dhe rezulton se ka abuzime skandaloze të certifikuara si të tilla dhe nga Ministria e Bujqësisë. Me këtë projektligj, fondi i kompensimit shkon drejt zeros, tha Mediu. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qeverisë, Irfan Tarelli nga Ministria e Bujqësisë dhe Majlinda Bozgo nga Komiteti Qeveritar i Tokës, mbrojtën ndryshimet e propozuara duke thënë se ato ishin një kërkesë gjatë veprimit në terren. I pyetur nëse me këto ndryshime përfitojnë edhe ata që e kanë zaptuar tokën, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë tha se kriteret nuk ndryshojnë nga ligji bazë dhe, për rrjedhojë, do të përfitojnë vetëm ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara më parë.
Debati në Komisionin e Ligjeve
Fatmir Mediu: Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar një fond të kompensimit fizik për pronarët, që është 42 mijë hektarë, që do të ulte dhe faturën financiare. Por, pjesa më e madhe e tyre është nga fondi i fermave bujqësore. Nëse do të ecim siç parashikojnë dy projektligjet, kjo pjesë e fermave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve do tu jepej në favor atyre që e kanë marrë në mënyrë të parregullt dhe do të hiqej nga ky fond i kompensimit fizik. Për pronarët e bregdetit janë bërë verifikimet e titujve të pronësisë dhe rezulton se ka abuzime skandaloze të certifikuara si të tilla dhe nga Ministria e Bujqësisë. Me këtë projektligj, fondi i kompensimit shkon drejt zeros.
Shega Ligori: Bëhet fjalë për 20 për qind që nuk e kanë përfituar, dhe jo për fajin e tyre, por për faj të institucioneve shtetërore.
Fatmir Mediu: Propozojmë që të nenin 1 të shtohet fjala janë të pajisur me certifikatën e marrjes në përdorim. Duke përdorur shprehjen e kanë në përdorim, i japim arsye ta përfitojnë ata që e kanë pushtuar apo kanë bërë transaksione të paligjshme.
Irfan Tarelli (Ministria e Bujqësisë): Shtesën e kemi bërë për të zgjidhur disa situata specifike. Jemi marrë gjatë me rastin e Ndërmarrjes Bujqësore të Kukësit, ku nuk ka asnjë familje bujqësore që përmbush kriteret e ligjit bazë që të kenë edhe sot e kësaj dite certifikatën e marrjes së tokës në përdorim. Në këtë situatë, ose mbahet qëndrimi që ata nuk do të përfitojnë, dhe kjo ndërmarrje kalon tërësisht si pronë e shtetit dhe pastaj për destinacion te pronarët dhe investimet publike, ose qëndrimi i propozuar prej nesh, që këto subjekte të ligjit të marrin certifikatën e pronësisë.
Ilir Rusmali: Jep ky ligj mundësinë që personat, që në kundërshtim me ligjin kanë përfituar pronë, të mund edhe ata të regjistrojnë në emër të tyre një pronë të përfituar në mënyrë të kundërligjshme?
Irfan Tarelli (Ministria e Bujqësisë): Amendimet që i bëhen ligjit bazë nuk krijojnë norma të reja. Do të përfitojë ata që plotësojnë kushtet e ligjit bazë. Familjet bujqësore ose individët që kanë qenë punonjës të ndërmarrjes bujqësore më 1 gusht 1991, është dhënë edhe një përcaktim shtesë që duhet të jenë me gjendje civile të pandryshuar nga viti 1991 deri sot. Kemi vënë edhe kushtin që tokën duhet ta kenë edhe sot e kësaj dite në përdorim dhe të ushtrojnë aktivitet bujqësor. Asnjë individ që nuk përmbush kushtet e ligjit bazë nuk mund të bëhet pronar.
Pandeli Majko: Me ligjin e 1995-s, ose diçka më përpara, u përmbyt fshati nga liqeni dhe zbritën në fushën e Durrësit. Tani ne jemi pa letra, por na vjen Fazlliçi dhe thotë do bëj TEC këtu. Çfarë ndodh? Marrin letrat këta, apo fiton ky tjetri?
Shega Ligori: Sipas këtyre, fiton serbi.
Irfan Tarelli (Ministria e Bujqësisë): Në nenin 1/1, pika 2, thuhet se familjet e zhvendosura nga qendrat e banimit me vendime të veçanta të qeverisë, ku janë kryesisht zona të veriut, nëse plotësojnë dhe e kanë ende tokën aktualisht, bëhen përfitues të këtij ligji. Nëse janë brenda vijës urbane dhe nëse ka vepruar AKKP, nuk përfitojnë, por nga eksperienca e gjithë këtyre viteve janë rast krejt sporadik mbivendosjet.
Ilir Rusmali: Ndryshimet që keni sjellë këtu nuk më duken sikur janë një lëndë që kërkon ti japë jetë ligjit të vitit 1995. Është një lëndë që kërkon ti shkurtojë jetën atij ligji, tu vërë kapakun gjërave, të mbyllë problemin dhe të na e heqë qafe këtë ligj që për nga natyra është jetëshkurtër dhe jo jetëgjatë. Jemi në të njëjtën linjë me Mediun kur kërkojmë ti shkurtojmë jetën veprimit të këtij ligji.
Majlinda Bozgo (Komiteti Qeveritar i Tokës): Në këto vite jemi përballur në terren me kërkesa për ta ndryshuar këtë ligj. Me ndryshimet e tij kemi menduar ta përmbyllim këtë proces, kemi qenë të detyruar për shkak të situatës në terren.
Ilir Rusmali: A mundet ne që nga ky moment e mbrapa të themi që nisma e qeverisë ndryshon në titullin e vet, sdo të jetë më ligji për disa shtesa dhe ndryshime, por do të jetë projektligj për mbylljen e procesit. Jeni dakord me këtë kërkesë?
Majlinda Bozgo: Përmirësimet që i bëhen ligjit ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e kritereve të vlefshmërisë së titujve të pronësisë. Do të na duhet ta konsultojmë.
Ilir Rusmali: Nisma të mos jetë për shtesa e ndryshime, por të jetë për mbylljen e procesit atje ku ai e ka barkun e hapur, sipas kritereve dhe procedurave të këtij ligji dhe pastaj alokoni projektligjin tjetër mbi bazën e këtij koncepti. E parë kështu siç ë