E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasco Rossi: Pas 25 vitesh beqar, në verë do martohem

ROME - Këngëtari i njohur italian Vasco Rossi njoftoi në rrjetin social Facebook planet e tij për të kurorëzuar në martesë lidhjen me të fejuarën Laura.

Pas 25 viteve beqarie, Vasco Rossi thotë se ka ardhur koha që të vendosë pak rregull në jetën e tij.

Ndonëse nuk dihet ende asnjë datë e saktë për ceremoninë, ajo që është e qartë është fakti se festa do të jetë shumë private, me pjesëmarrjen e të afërmve dhe miqve të ngushtë të çiftit.

“Këtë verë do të martohem me Laurën dhe pas 25 viteve do të vendos pak rregull. Ceremonia do të jetë shumë private.”- shkruan Vasco në profilin e tij të Facebook.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›