E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Tymoshenko transferohet nga burgu në spital

KIEV – Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Tymoshenko është kthyer në spital për të marrë mjekim pas problemeve të shfaqura javë më parë, bëri të ditur mjeku gjerman që po kujdeset për të. Dëshmitarët okulare thanë se Tymoshenko u dërgua në spital, e shoqëruar nga një prani e madhe rojesh të sigurisë.

Tymoshenko ka qenë në grevë urie, pasi akuzoi rojet e burgut se e kishin keqtrajtuar gjatë qëndrimit në qeli. Shqetësimi lidhur me shëndetin e saj ka shkaktuar tension diplomatik brenda Bashkimit Europian.

Kievi një ditë më parë shtyu samitin europian pasi shumë liderë botërore, mes të cilëve edhe presidenti shqiptar Topi, vendosën ta bojkotojnë atë.

Gjithashtu shumë liderë botërorë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe kampionatin europian të futbollit që mbahet në Ukraine dhe Poloni.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›