Universitetet, sezoni i vjeshtës, 3-15 shtator
TIRANE - Studentët që kanë lëndë të mbartura nga vitet e mëparshme kanë mundësinë që t’i japin provim në muajin shtator, të sezonin e vjeshtës. Por për të hyrë në këtë janë vënë edhe disa kushte, siç është kriteri i 30 krediteve apo numrit të lëndëve. Fakulteti i Ekonomisë ka përcaktuar se studentët që ndjekin studimet në këtë fakultet nuk mund të japin më shumë se 5 provime si dhe ata që në totalin e tyre kanë jo më shumë se 30 kredite.
Ndërkohë që datat e provimeve për këtë sezon në Universitetin e Tiranës për studentët e sistemit me kohë të plotë nisin më datë 2 shtator dhe mbyllen më datë 16 shtator. Por duhet që paraprakisht gjatë këtij muaji të gjithë studentët të regjistrohen. Fakulteti i Shkencave të Natyrës datat e regjistrimit i ka hapur që në muajin korrik dhe i vazhdon deri më datë 20 gusht. Ndërsa studentët e Fakultetit të Ekonomisë regjistrimin për të dhënë provim lëndët e mbartura kanë afat deri më 29 gusht.
Vjeshta
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë mundësi që regjistrimin për provimet e sezonit të shtatorit ta bëjnë online nga profili i studentit deri më datë 20 gusht 2013. Provimet do të zhvillohen nga data 5 shtator deri në datën 15 shtator 2013. Fakulteti i Ekonomisë lajmërohen studentët e sistemit me kohë të plotë 3 dhe 4-vjeçar se kanë 10 ditë në dispozicion për të dhënë provimet e mbartura, datat e provimeve të vjeshtës janë 3-13 shtator 2013. Ndërsa për studentët e sistemit me kohë të pjesshme datat e provimeve të vjeshtës janë 07-29 shtator 2013.
Gjatë këtij sezoni ata mund të japin provime deri në 5 (pesë) lëndë. Regjistrimi i studentëve në këto provime do të bëhet si në vijim: Studentët e sistemit 3-vjeçar do të regjistrohen në sistem. Sistemi do të jetë i hapur nga data 5 gusht 2013 (e hënë) deri në datë 29 gusht 2013 (e enjte). Sistemi nuk pranon regjistrim në provime që tejkalojnë 5 lëndë. Ndërkohë që studentët e sistemit 4-vjeçar do të regjistrohen në adresën e e-mailit provime shtator 2013@feut.edu.al Të dhënat që duhet të japin studentët për regjistrimin në adresën e mësipërme janë: Emër, atësi, mbiemër, sistemi i studimit: (Me kohë të plotë / Me kohë të pjesshme ose sistemi i korrespondencës), dega e studimit, viti i fillimit të studimeve, lëndët që do të japin provim deri në 5 (pesë) lëndë. Nëse numri i lëndëve të shkruara është më shumë se 5 lëndë, atëherë do të merren në konsideratë vetëm 5 lëndët e renditura të parat. Lëndët e tjera nuk do të merren në konsideratë. Për sa i përket provimit të diplomës më datë 3 shtator 2013, atë mund ta japin vetëm studentët që kanë shlyer detyrimet në sezonin e datave 16 dhe 17 korrik. Temën e diplomës këta studentë do ta dorëzojnë në departamentin përkatës në periudhën 29 deri në 30 gusht 2013. Tema do të pranohet edhe pa firmën dhe vlerësimin e udhëheqësit. Studentët që i kanë përfunduar provimet në sezonin e rregullt (dhe që nuk kanë hyrë në provimin e diplomës) dhe studentët që do t’i përfundojnë provimet në sezonin e vjeshtës, do ta mbrojnë diplomën në një datë tjetër që do të caktohet nga fakulteti në fund të muajit shtator 2013.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)