E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Lazio, për Scudetto

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 11:30

Lazio është njëra prej skuadrave më aktive në afatin kalimtar të verës, jo vetëm në Itali. Skuadra ‘Biancoceleste’ solli në ekip lojtarë kualitativë si Miroslav Klose, Djibril Cisse, por edhe futbollistin kosovar, Lorik Cana.

Për këto përforcime të bëra, meritë të veçantë ka edhe drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti italian, Igli Tare.

Ish futbollisti shqiptar insiston se lazialët e meritojnë të jenë lartë në tabelë sezonin që vjen, pse jo të luftojnë edhe për vetë titullin e kampionit.

“Kjo skuadër e meriton të jetë në pozitat e para të futbollit italian. Këtë që po e realizojmë është një projekt që duhet të ketë vazhdimësi, për ta nderuar emrin e këtij klubi. Pse jo, po mundohemi ta ndërtojmë një ekip tek Lazio, i cili lufton për Scudetto”, tha Tare për radion italiane, ‘Radio Radio’.

Tare, i cili gjendet me skuadrën në fazën përgatitore në Auronzo, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesve Zarate e Floccari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›