E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare dergon Lazion në çerekfinalen e Kupës

Igli Tare i ka dhënë kualifikimin skuadrës së Lazios me golin e tij të shënuar përballë Napolit. Sulmuesi shqiptar që është aktivizuar si titullar në këtë ndeshje ka shënuar me anë të specialitetit të tij, goditjes me kokë, duke shfrytëzuar më së miri një krosim nga Ledesma në minutën e 55-të të ndeshjes. Përvec golit ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është treguar i rrezikshëm para portës napolitane edhe disa herë të tjera duke dëshmuar kështu se mosaktivizimi i tij për një kohë kaq të gjatë ka qenë një gabim i stafit teknik të skuadrës. Napoli ka arritur që të barazojë rezultatin në 1-1 në minutën e 78-të të ndeshjes, por goli i Domizzit ka vlejtur vetëm për statistikë pasi është skuadra e Lazios ajo që kualifikohet në cerekfinale të Kupës së Italisë falë fitores së shënuar në shtëpi në ndeshjeen e parë me rezultatin 2-1. Ky është goli i dytë i Tares në këtë sezon për Lazion dhe i pari në Kupë, pasi golin tjetër shqiptari e kishte shënuar në kampionat përballë Palermos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›