E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare sherr me Spaletin në derbi

 

Derbi i Lacios ka qenë shumë i tensionuar dje dhe ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk ka mundur ta shmangë nervozizmin. Ai ka debatuar ashpër dje me fjalë me trajnerin e Romës dhe më pas përplasja mes tyre ka vazhduar edhe para kamerave të televizionit “SKY”. Ngjarja ka ndodhur në fund të pjesës së parë në dhomat e zhveshjes dhe më pas ka vazhduar edhe në fund të takimit. “Unë po flisja me gjyqtarin dhe arbitri është i aftë të më përgjigjet vetë, ai nuk ka nevojë për ndihmën e Tares apo të ndonjë tjetri. Tare erdhi dhe më foli gjithë nerva dhe kjo nuk ishte aspak korrekte. Më pas edhe unë iu përgjigja keq dhe gjyqtari me të drejtë na ndëshkoi të dyve me të kuq. Më pas i dhamë dorën njëri-tjetrit, por unë mendoj se Tare nuk duhet të përzihet në të tilla gjëra”, ka thënë Spaleti pas ndeshjes gjatë deklaratës që po jepte për televizionin “SKY”. Në këtë moment ka ndërhyrë Tare, i cili e ka ndërprerë dhe i ka thënë: Nëse je burrë thuaje para kamerave se çfarë më the. Thuaju pak gazetarëve se ku duhet ta vendos gishtin unë”. Spaleti i është përgjigjur: Mu drejtove me gisht dhe ishe shumë kërcënues, ndaj edhe unë të thashë që atë gishtin ta vendosje diku tjetër...”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›