E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Pa drita një pjesë e Tiranës, do kryhen punime

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton do të ketë ndërprerje të energjisë pasi do të kryhen punime në linjën 110 kilovolt e cila lidh nënstacionin e ish- Uzinës së Autotraktorëve me nënstacionin 220 kilovolt të Tiranes. 

TIRANE- Një pjesë e madhe e kryeqytetit do të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike pothuajse gjatë gjithë paradites. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informon se shkak i këtyre ndërprerjeve do të jnë punimet në nënstacionin e ish-Uzinës së Autotraktorëve. OSSH bën të ditur se punimet do të kryhen në linjën 110 kilovolt e cila lidh nënstacionin e ish- Uzinës së Autotraktorëve me nënstacionin 220 kilovolt të Tiranes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se nga ora 9.00 deri në orën 15.00 do të ketë ndërprerje të energjisë në zona si “Kodra e Priftit”, “Rruga e Elbasanit”, “Rruga Bardhyl” si dhe gjithë segmenti i rrugës “Ali Demi”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›