Tare var kepucet ne gozhde
Te gjithe do ta mbajne mend gjate. Te shumte kane qene ata qe e kane brohoritur ne cdo gol te shenuar dhe po aq te shumte ata qe e kane sulmuar per cdo top te humbur, megjithate, te gjithe jane ne nje linje per Igli Taren: ai eshte nje nder ikonat e sulmit shqiptar te ketyre viteve te fundit, nje profesionist i vertete, aq sa mundi t'i mbijetoje per plot tete vjet Serise A, kur vendosi te kaloje nga Kaizerslautern te Breshia e Macones, ku beri dyshen e sulmit me Roberto Baxhon. Me pas, Bolonja dhe pastaj Lacio, skuadren te cilen ai nuk e la kurre, edhe pse trajneri Delio Rosi e nxori shpesh ne shitje. Megjithate, Igli e ka ne xhep karten e fundit, ai do te jete drejtori i ri sportiv i Lacios, dhe kjo pa dyshim e ben me pak te dhimbshem ndarjen me futbollin e luajtur. "Une nuk jam ndare nga Lacio, pasi do te jem drejtor sportiv te kjo skuader. Per kete rol te ri timin, do te gjendet nje formule e re ne perputhje edhe me kombesine. Statusi i drejtorit sportiv eshte nje sfide, te cilen per sa kohe me eshte besuar, do ta pranoj me shume deshire". Me pas, Igli ka prekur dhe tema te tjera. Nje nder pishmanlleqet e tij eshte menyra se si e menjanuan nga Kombetarja, kur trajner i saj ishte kroati Oto Baric. "Peng e kam largimin qe m'u be nga Kombetarja. Trajner ishte Oto Baric dhe nuk e besoja se do vinte nje dite qe te me shmangnin ne kete menyre", flet i pezmatuar lojtari, qe e ka veshur fanellen kuqezi 67 here. Me pas, Tare u shpreh se sfida aktuale, eshte ne vazhden e te gjitha sfidave qe ai ka marre persiper te realizoje ne jete, duke mos u trembur aspak nga e papritura dhe gjerat qe pergjithesisht gjenerojne sukses. Ish-kapiteni, tashme ne rolin e drejtuesit ka premtuar fuqishem dhe i sigurt se do te jete ne gjendje te ndihmoje cdo futbollist shqiptar qe ka vlera. "Do ta ndihmoj futbollin shqiptar me aq sa te kem ne dore. Nese ne Shqiperi ka nje lojtar vertet te afte, atehere Lacio nuk do ta lere ne harrese ate, per sa kohe une te jem drejtori sportiv i klubit". Sipas Tares, me gjithe deshiren e mire per ta bere kete, futbollistet shqiptare duhet te shprehin gatishmerine e tyre dhe mbi te gjitha te jene te afte te luajne ne klube te medha. Aktualisht lajmi se Tare do te behet drejtor sportiv i skuadres se Lacios, nuk eshte publikuar ende ne faqen zyrtare te klubit italian. Sipas te gjitha gjasave, pritet zyrtarizimi i tij ne pozicionin e ri qe do te behet pikerisht te premten, ne qendren sportive te klubit te Lacios, ne menyre qe te behet edhe ky publikim. Ajo qe tashme dihet me siguri, eshte qe skuadra e Lacios ka mbetur pa drejtor sportiv, pas largimit te Valter Sabatinit, te Palermo. Tare u largua nga Partizani ne moshen 16-vjecare dhe u largua drejt Gjermanise, per te kaluar 8 vjet me pare ne gadishullin Apenin.