Kur deputetet numerojne parate
Me sa duket, Elmaz Sherifi eshte nje familjar i rregullt dhe per kete arsye nuk e ka aspak problem, qe te beje pazarin perpara se te kthehet ne shtepi. Paparazzi yne e ka fotografuar deputetin socialist, pikerisht ne tregun prane baneses, ku eshte ndalur per te bere pazarin e dites. Ne fakt nga sa mesojme, ky eshte nje "rit", te cilin zoti Sherifi e kryen shpesh pa u imponuar aspak nga pozicioni i tij si deputet. Gjithsesi, kur behet fjale per parate, deputeti socialist eshte i kujdesshem dhe e pyet shitesin dy here, nese e ka degjuar mire cmimin. Mos ndoshta deputetet nuk jane aq te pasur sa i mendojme?