Vritet ne sy te te birit 50-vjecari
VLORE - Nje vrasje ne oret e vona te mbremjes se djeshme ka vene ne alarm forcat blu te Vlores. Viktima eshte 50-vjecari Mit'hat Sulce, nga fshati Mesaplik. Ai eshte gjendur i vrare me arme zjarri ne baxhon e shtepise se tij, nderkohe qe mesohet se ai ka qene i shoqeruar me te birin, kur eshte qelluar me plumba nga dy persona. Burime nga policia bejne te ditur se krimi mund te jete kryer nga nje komshi i tij, per shkaqe pronesie, nje nder pistat e dyshimit kjo, per te cilen policia po punon drejt zbardhjes. Por, sipas burimeve, edhe nje dyshim tjeter ne lidhje me shkakun e vrasjes se 50-vjecarit eshte edhe i hakmarrjes. Sipas te njejtave burime, nuk perjashtohet as pista e hakmarrjes, pasi 50-vjecari ishte vellai i nje efektivi policie ne qytetin e Vlores. Nderkohe qe kane nisur hetimet ne te dyja pistat e lartpermendura, per te kapur autorin e vrasjes dhe motivin qe e ka shtyre per te marre ate vendim.
Viktima Mit'hat Sulce, ka gjetur vdekjen si pasoje e dy plumbave te marre ne trup. Mesojme se ai ka qene bashke me te birin, ndersa persona ende te paidentifikuar jane afruar dhe kane qelluar me arme ne drejtim te tij. Burimet policore bene me dije se plumbi i marre ne krah, heren e pare qe Sulce eshte qelluar, nuk ishte fatal. Por agresoret, nuk jane mjaftuar vetem me kete, dhe pak minuta pas largimit te tyre nga vend i ngjarjes jane kthyer serish, duke qelluar mbi 50-vjecarin, qe kishte rene pertoke nga plumbi i pare. Ata kane qelluar edhe nje here tjeter mbi Mit'hatin, por kete radhe me bindjen se i kishin shkaktuar vdekjen e menjehershme Sulces, i cili shume prane kishte dhe te birin. Por personat qe kane qelluar, jane larguar nga vendngjarja, duke mos e cenuar absolutisht djalin e viktimes, njekohesisht edhe deshmitari okular i ngjarjes. Pas kesaj ngjarjeje tragjike, ndodhur ne baxhon e familjes Sulce, eshte njoftuar menjehere policia, e cila ka mberritur ne vendngjarje. Burime zyrtare nga policia e qytetit te Vlores bejne te ditur, per gazeten "KJ", se arma e perdorur nga vrasesit ka qene automatik, i llojit "Kallashnikov". Gjithashtu, pas ekspertizes se viktimes eshte bere e ditur ai ka marre ne total dy plumba. Nderkohe qe ende nuk ka nje piste konkrete hetimi, por, sipas banoreve perreth fshatit Mesaplik dhe te afermve te Mit'hat Sulces, mendohet se shkak ka qene nje konflikt pronesie ndermjet viktimes dhe disa komshinjve te tij. Policia ka marre ne pyetje disa persona, ndersa ende nuk eshte asnje i shoqeruar per ngjarjen. Ornela Hila