E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza ne Budapest

Një shesh shumë i njohur në Budapest do të mbajë emrin dhe statujën e Nënë Terezës, në nderim të figurës së saj. Pllaka me emrin e humanistes shqiptare u zbulua nga themeluesja e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, zonja Liri Berisha dhe zonja e parë e Hungarisë Anita Herczegh. Ky aktivitet u zhvillua në përkujtim të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës dhe nën kujdesin e kardinalëve të njohur të Hungarisë dhe Vatikanit të cilët bënë një përshkrim të jetës së Nënë Terezës dhe nderuan figurën e saj. Ndërsa zonja Berisha midis të tjerave foli për fëmijërinë e Nënë Terezës, familjen e saj dhe vlerat njerëzore të saj.

Gjithashtu Zj. Berisha solli përpara të pranishmeve dhe momente të rendësishme të marrdhënies të Nënë Terezës me Atdheun e saj, Shqipërinë, të cilin pamvarësisht qëndrimit të diktaturës komuniste, ajo nuk e harroi e braktisi asnjëherë. Aktivitetet vijuan me një vizitë në qendrën e misionareve të Nënë Terezës në Budapest dhe meshën e organizuar për nder të Nënë Terezës në Bazilikën e Budapestit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›