Tarifat e telefonise celulare ulje brenda qershorit

Brenda gjashtëmujorit të parë të këtij vitit, pritet që pjesa dërrmuese e përdoruesve të telefonisë së lëvizshme të përfitojnë çmime më të lira për bisedat telefonike. Autoritet i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të detyrojë uljen e kostove për tarifat me shumicë ose e thënë ndryshe për shkëmbimet mes kompanive celulare.
“Efekti i drejtëpërdrejtë tek operatorët celularë dhe operatorët e rrjeteve fikse duke dhënë një efekt indirekt tek konsumatorët. Hapi i parë do të fillojë në 1 mars të vitit 2011 dhe më pas do të vazhdojë më 1 shtator 2011. Pra gjatë vitit 2011 do të kemi dy reduktime të përshkallëzuara të cilat sëbashku çojnë në një reduktim afërsisht 30% të tarifave të terminimit. Efekti total është një reduktim deri në 76% i tarifës së terminimit në rrjetet celulare” thotë Altin Rrapaj, nëndrejtor i Rregullimit ekonomik në AKEP.
Veç uljes së tarifave, ndikim për konsumatorët do të ketë dhe rritja e konkurencës mes katër operatorëve të telefonisë së lëvizshme.
“Një efekt më i madh pritet në konkurencë midis operatorëve celularë pasi ky tarifim i orientuar në kostot e ofrimit efiçent të shërbimit do të krijojë mundësi më të mëdha konkurence midis operatorëve celularë. Tashmë janë katër operatorë në treg. Për një konkurencë më efektive në treg e cila do të çojë në reduktime të tarifave të përdoruesve fundorë” thotë Rrapaj.
Implementimi i modelit “BULRAIC” parashikohet të fillojë në muajin mars si fazë e parë dhe faza e dytë në muajin shtator 2011. Në një shtator të vitit 2014 pritet që tarifat e terminimit për të katër kompanitë në treg të arrijnë në 4.57 lekë për minutë. Aktualisht tarifat variojnë nga 10.5 deri në 18.9 lekë për minutë.
Florian Papadhimitri