Sudan referendumi per pavaresimin e pjeses jugore

Miliona sudanezojugorë kanë nisur votimin në referendumin e shumëpritur që pritet të japë një vendim popullor për pavarësimin e pjesës jugore të Sudanit. Njerëzit besojnë se referendumi mund tia dalë që të krijojë një komb të ri në Afrikë, pas luftës së gjatë civile mes veriut dhe jugut që solli vuajtje të mëdha sidomos në krahinën e Darfurit.
Me këto pritshmëri, votuesit e kanë gdhirë në dyert e qendrave të votimit dhe radhë të gjata janë parë në orët e mëngjesit në Juba. Parullat e përshkruajnë referendumin si marshimi i fundit drejt lirisë, pas dekadave luftë civile dhe represioni nga Sudani verior.
Një numër i madh vëzhguesish janë duke monitoruar gjithcka dhe kreu i vëzhguesve europianë, Veronique De Keyser thotë se deri tani referendumi po shkon mirë dhe është mjaft mirë i organizuar.
Sipas tij, ende nuk mund të bëhen parashikime, por rezultatet e monitorimit do të jepen pas përfundimit të votimeve. Referendumi u premtua nga qeveria qendrore e Sudanit, si pjesë e marrëveshjes së paqes në vitin 2005 që i dha fund luftës civile, e ndezur edhe nga interesat për naftë dhe konfliktet etnike midis shumicës muslimane të veriut dhe jugut, ku shumica ndjekin traditat e kristianizmit.
Gjithsesi, në kryeqytetin e vendit, Khartum pjesëmarrja në referendum ka mbetur e pakët.