Grushte ndaj Erion Veliajt në Kongresin e FRESSH-it

Por, votimi i djeshëm nuk ka shkuar ashtu sikurse nisi. Pesë kandidatët e tjerë janë emëruar nënkryetar të FRESSH-it. Por, votimi është shoqëruar me grushte midis delegatëve për shkak të orientimit që iu është bërë atyre për të votuar.
Sherri ka nisur kur sekretari për Rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, ka lexuar një udhëzim sipas të cilit, nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 51% të votave, atëherë ata do të kenë të drejtë të bashkojnë votat e tyre me njëri-tjetrin për të krijuar shumicën e duhur, pa shkuar në proces balotazhi. Ky udhëzim ngjalli reaksion në radhët e delegatëve, duke parë një tentativë për të përcaktuar fituesit e kësaj gare.
Madje, gjatë votimit, Komisioni nuk ka pranuar që të votojë delegatë që kishin me vete kartën e anëtarësisë, por nuk kishin kartën e identitetit. Sekretari Veliaj, ashtu sikurse citon “Panorama”, a kërkuar që edhe këta të lejoheshin të votonin, por ka ndeshur rezistencën e delegatëve që kanë kërkuar një proces të drejtë dhe të ndershëm. Gjakrat janë ndezur kur vetë Veliaj ka folur në emër të Kryesisë socialiste, sekretar i së cilës ai është. Një nga delegatët e ka goditur Veliajn në ambientet e jashtme të Kongresit, por kanë qenë të rinj të tjerë që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Ky veprim ka krijuar reagime të forta dhe te kryetarët e PS-së në rrethe, të cilët shoqëronin delegatët në kongres. Në fund, Rama ka pranuar rezultatin e votimit, duke pranuar kështu Spiropalin si kryetare të FRESH-it. /Start/
2012-06-13 08:16