Presidenti, PE shpreh zhgënjim për mungesën e dialogut

Ai thekson se forcat politike patën rast të tregonin dialogun midis tyre.
"Dua të përgëzoj z. Bujar Nishani që u zgjodh President i ri i Shqipërisë. Unë shpresoj se ai do të jetë i aftë të bashkojë dhe të përfaqësojë me pavarësi të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të shërbejë në interesin e tyre më të mirë. Zgjedhjet Presidenciale ishin një shans tjetër që forcat politike në Shqipëri të konfirmonin fjalët e tyre për dialogun dhe bashkëpunimin politik. Fatkeqësisht, ky proces përbën një shans tjetër të humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë gjithashtu të tjera shanse të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Kukanit.
Ndërkohë, zëdhënësi i komisionerit Stefan Fule, tha se në këtë moment është e vështirë të shohësh zhvillime pozitive në Shqipëri. "Lidhur me ngjarjet e fundit që zhvillohen në Shqipëri, mund të themi se është disi e vështirë të shohësh në këto zhvillime diçka pozitive, për të cilat të mund të themi se këto e çojnë vendin, drejtuesit politikë shqiptarë, si dhe qytetarët në një stad më të afërt drejt Bashkimit Evropian", tha zëdhënësi Peter Stano.
2012-06-13 08:33