E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat për t’u bërë deputet tek Edi Rama

07-03-2013 / Gazeta 55

Tenderi zyrtar për listën e deputetëve të PS është në fazën e mbledhjes së ofertave. Edi Rama ka publikuar kriteret dhe brenda marsit, pritet të bëhet edhe bilanci i parë. Si fillim ai ka nisur të mos i përshëndesë deputetët aktualë, duke u kujtuar se s’mund të rimandatohen në s’paguajnë, ndërkohë që po pret mbylljen e listave për sektorin e biznesmenëve si dhe atë të vendeve të sigurta nëpër lista


Tarifat e shpallura  


“Aman mos më hiq”         - 300-500 mijë euro.


“Më vër të sigurt”         - 1,5 milionë euro


“Më vër pjesërisht të sigurt”     - 1 milionë euro


Biznesmenët pa lidhje me PS     - 2 milionë euro (shifër e panegociueshme)


Edi Rama ka urdhëruar ca media afër Partisë Socialiste të sajojë një sondazh mediatik me fokus bazën militante dhe elektoratit “gri” qytetar për të parë të cilët nga deputetët aktualë të grupit parlamentar janë të pëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë të votueshme. Ndërsa ata deputetë që do të jenë poshtë në pëlqime dhe dëshirojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet do t’u duhet të blejnë pëlqimin e kryetarit të PS nëpërmjet një tarife të caktuar sipas rendit dhe garancisë për zgjedhjen. Kjo formë e vjetër “indulgjence” të mëkateve 4 vjeçare mund shlyhet nëpërmjet një garancie në kesh në sëndukun e Edi Ramës. Tarifat për t’u bërë deputet tek Edi Rama, fillon me logjikën  “Aman mos më hiq” ku shifra e paracaktuar është nga 300 mijë deri në 500 mijë euro. Deputetët e PS që kanë logjikën “aman mos më hiq” janë të deputetët që kanë probleme me drejtësinë, që kanë shkelur ligjin me dy këmbë dhe imuniteti minimal u siguron atyre një mburojë ligjore...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›