Vilajet Qyrku i propozon Ramës që Majkon ta shpallë “kryetar të komitetit të veteranëve të PS”
Gara për Ministrinë e Mbrojtjes ka shtyrë Vilajet Qyrkun të kërkojë likuidimin publik të rivalit Majko, përmes shpalljes së parakohshme të tij si “kryetar i komitetit të veteranëve”
Çunat e “Mjaft”-it apo të G 99-ës, pas dështimit nën këto logo, i janë lëshuar dhe kanë arritur të pushtojnë tashmë PS-në. Jo vetëm kaq, por ndikimi i tyre, si mbi kryetarin Edi Rama, ashtu edhe mbi vetë PS-në, është i konsiderueshëm, deri edhe në kufijtë e bërjes së “politikës së kuadrit”. Dukshëm kjo bie në sy në këto javë prag zgjedhjesh të përgjithshme, ku mendja dhe sugjerimet e tyre në adresë të Edi Ramës, po e “inkurajojnë” atë (Edi Ramën), t’i japë dorën e fundit spastrimeve në parti, pse jo edhe në grupin parlamentar. Askush nuk ka dyshimin brenda dhe jashtë PS-së, se Vilajet Qyrku (i njohur ndryshe edhe si E. V.), falë “statusit” të tij si beniamin i Edi Ramës, është jo vetëm më i merakosuri për “përfundimin me sukses” të spastrimeve, por me zellin e tij po punon edhe “për ndarjen e tortës”, pas fitores së shumëdëshiruar, por të pamundur në 23 qershor 2013.
...