Tartari konfirmon Do te jem neser ne prokurori
Arjan Tartari bashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi ka konfirmuar se do te jete sot ne dispozicion te hetuesve per te zhvilluar me ta seancen e pyetjeve-pergjigjeve ne lidhje me aferen e dyshuar ne kembim te lejes se ndertimit.
Biznesmeni njehershem administrator dhe aksioner i Vizion Construction i ka thene po organit te akuzes dy dite pasi kjo e fundit i ka nisur nje tjeter fletethirrje per paraqitjen ne cilesine e personit qe mendohet te kete dijeni per kete ngjarje. Per kete ceshtje kane deshmuar biznesmenet Dritan Avllaj Rrahman Selmanllari Fatos Skeja Ylber Cami dhe Kujtim Hasa nderkohe qe hetimet do te plotesoheshin me deshmine e Tartarit.
Arjan Tartari pervecse per lejet e ndertimit do te jape shpjegime edhe per koncesionet e HEC-eve ku mendohet se eshte favorizuar shoqeria ku ai eshte administrator. Burime nga prokuroria thane per gazeten Shqip se eshte mbajtur kontakt me Tartarin dhe se ai u ka thene se do te paraqitet te henen para hetuesve per te deklaruar cfare di ne lidhje me hetimet qe ata po kryejne. Sipas prokurorise deshmia e Tartarit mendohet te jete me e rendesishmja ne zbardhjen e deklarates se bashkejetueses se tij Albana Vokshi sipas se ciles firma Vision Contruction i ka dhene 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj ne kembim te lejes se ndertimit.
Tartari ishte thirrur te paraqitej prane organit te prokurorise te merkuren e kaluar qe ishte dhe afati ekstrem i skadimit te fletethirrjes se pare por ai e ka justifikuar veten me telefonaten qe i kishte bere hetuesit te ceshtjes te cilit mesohet ti kete thene se mungesa e tij behej per arsye objektive pasi ndodhej jashte Shqiperise. Kjo telefonate u vuri kapak dyshimeve se Tartari nuk deshironte te paraqitej per te deshmuar ne prokurori dhe se ai mund te kishte hyre dhe dale nga Shqiperia duke shperfillur organin e akuzes.
Pas skadimit te fletethirrjes se pare burime nga prokuroria thane se ne adrese te Tartarit ishte nisur nje tjeter fletethirrje qe u pasua edhe nga nje tjeter kontakt telefonik per te saktesuar kthimin e tij ne Shqiperi. Te njejtat burime saktesuan se biznesmeni Arjan Tartari ishte thirrur ne prokurori te marten e kaluar ndersa kishte kerkuar ta shtynte paraqitjen e tij atje me 24 ore. Edhe te merkuren kur skadonte afati i paraqitjes Tartari ka marre kontakt me grupin hetimor duke deklaruar se ndodhej jashte shtetit per arsye pune dhe se kthehej ne fundjave. Kjo i ka detyruar prokuroret per te nisur te enjten zyrtarisht nje tjeter fletethirrje ne adrese te Tartarit i cili eshte vene ne dijeni edhe me telefon per kete. Nepermjet telefonit biznesmeni ka deklaruar se gjate javes se shkuar do te udhetonte jashte shtetit per arsye pune ndersa do te mberrinte ne Shqiperi ne fundjave. Ka qene ai qe ka kerkuar qe seanca e pyetjeve te zhvillohej ne fillim te kesaj jave. Edhe dje hetuesit e ceshtjes kane konfirmuar se Arjan tartari do te jete sot per te deshmuar para tyre.
Prokuroria ka deklaruar se eshte ne fund te hetimeve per akuzat e lejes se ndertimit ndersa puna eshte perqendruar per verifikimin e koncesioneve te HEC-eve.