Dukagjin masakrojne dhe mbysin ne lum femijen per varesen e floririt
Nje vrasje makabre ka tronditur zonen e thelle te Dukagjinit mengjesin e djeshem. Nje 13-vjecar nga fshati Pjolle i Komunes Shale te Dukagjinit eshte gjetur i vrare ne ujerat e lumit Kir nderkohe qe policia ka ndaluar mbremjen vone te se dieles tre banore te zones si autore te dyshuar te ngjarjes. Te arrestuarit jane te tre shoke me viktimen dhe mesohet se shkak i ngjarjes eshte bere varesja e floririt te 13-vjecarit.
Trupi i pajete i Agim Leres eshte gjetur nga banore te zones vetem pak metra larg qendres se fshatit. Djali nuk ishte kthyer ne shtepi mbremjen e se shtunes nderkohe qe u kishte thene familjareve se do te nxirrte bagetite per te kullotur ne fshatin Lotaj se bashku me shokun e tij S. M.
NgjarjaRruges per te kullotur bagetite viktima eshte takuar dhe me dy shoke te tjere E.K. 17 vjec dhe Besnik Kodra 26 vjec. Sipas burimeve nga Policia e Shkodres mesohet se 13-vjecari Agim Leraj ka nisur nje debat te castit me tre shoket kur keta te fundit kane tentuar ti heqin nje varese floriri qe ai mbante ne dore. Debati mes tyre ka degjeneruar ne perleshje fizike dhe tre te rriturit e kane goditur me grushte. Me pas e kane marre dhe futur ne lumin Kir derisa i mituri eshte mbytur.
Me pas autoret e ngjarjes kane lajmeruar shtepine e viktimes duke u thene se gjoja djali i tyre ishte mbytur aksidentalisht ne lumin e fshatit. Ne fillim ngjarja eshte konsideruar si aksidentale por pasi familjaret kane pare shenja dhune ne trupin e djalit te tyre kane dyshuar se ai eshte vrare nga tre shoket.
Kane qene familjaret e te miturit qe kane lajmeruar menjehere policine kur kane pikasur shenjat e dhunes ne trupin e pajete te 13-vjecarit. Ata kane rrefyer te gjitha dyshimet qe kishin ne lidhje me ngjarjen. Ne drejtim te fshatit Pjolle kane shkuar menjehere uniformat blu te cilet kane nisur punen hetimore. Ata kane intervistuar familjaret dhe tre shoket e te miturit nderkohe qe pas disa oresh marrjesh ne pyetje eshte bere e mundur identifikimi dhe arrestimi i autoreve te dyshuar te kesaj ngjarjeje te rende. Sipas burimeve zyrtare te policise ata jane Besnik Kodra 26 vjec E.K. 17 vjec dhe S.M. 15 vjec qe te tre banues te fshatit Lotaj te Dukagjinit.
Pas ndalimit nga policia autoret e ngjarjes kane pranuar krimin e kryer por ne lidhje me motivet ata japin variante te ndryshme duke u munduar te fajesojne viktimen. Por sipas burimeve te sigurta nga policia rezulton se te arrestuarit kane qene ata qe kane provokuar ngjarjen dhe qe me pas kane kryer krimin duke tentuar ti marrin me force varesen e floririt viktimes.
Gjithashtu nga kontrollet e kryera ne banesen e shtetasit Besnik Kodra policia ka gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri automatike dhe disa fisheke.
Ndaj tre te arrestuarve rendojne akuzat e vrasjes ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkepunim dhe prodhim e mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.