E Shtunë, 31 Tetor 2026

„Sony‰ shënon humbjen më të madhe në 14 vitet e fundit

Gjiganti elektronik,
"Sony", ka raportuar
humbjen e tij të parë të
madhe në këto 14 vitet
e fundit, pas një rënieje
të ndjeshme të shitjeve.
Sipas një raporti të lëshuar
dje nga kompania,
kjo humbje është e një
vlere prej 1.04 miliardë
dollarësh. Sipas kompanisë,
faji është i krizës
ekonomike dhe i forcimit
të monedhës japoneze,
Jen. Në këtë kuadër, janë
lajmëruar edhe shkurtime
drastike të vendeve të
punës. Megjithatë, kjo
humbje nuk ishte aq e
rëndë nga sa parashikohej.
Problemi i forcimit të
Jenit është i madh për të
gjitha kompanitë japoneze
në përgjithësi, të cilat kësisoj
e kanë të vështirë t‘i
eksportojnë mallrat e tyre.
Një nga departamentet
ku "Sony" ka pasur edhe
humbjet më të mëdha
ishte ai i lojërave, me një
humbje prej 18%. Në muajin
prill, drejtori ekzekutiv
dha dorëheqjen për shkak
të menaxhimit të keq që i
bëri situatës. Bashkë me
të ikën edhe disa nga drejtuesit
e tjerë kryesorë të
kompanisë. Kjo lëvizje i rriti
shumë aksionet e kompanisë
së cilës, sipas parashikimeve,
do t‘i duhen
muaj punë për të rimarrë
veten dhe për t‘iu rikthyer
shitjeve rekord që e kanë
karakterizuar gjithmonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›