E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatiana në studion e BB

17/04/2010 23:35

Tatiana mirëpritet me një duartrokitje të fortë nga publiku. Ajo duket e kënaqur nga kjo pritje, por shprehet se u mërzit që doli, pasi si cdo konkurent, do donte që të shkonte deri në fund të kësaj aventure. Gjithsesi ajo shprehet e kënaqur që shqiptarët e duan. Për këtë eksperiencë, ajo shprehet se ndjehet e kënaqur pasi ka provuar ndjenja dhe emocione që ndryshojnë nga jeta jashtë, por fakti që qëndronin mbyllur pa patur mundësi të dilte, e mundonte pak. Sipas saj, banori më i sinqertë është Hakiu ndërsa më pak i sinqert është Seldi dhe ky mendim vjen nga disa biseda që ajo ka dëgjuar mes tij dhe Domit ku kjo e fundit i thoshte se nëse do fillonte të fliste, do ishte në disfavor për të. Këto fjalë e bënë të mendojë se Seldi nuk ishte i sinqert. Ajo shikon edhe klipin me momentet më të bukura në shtëpi dhe thashethemet e banorëve për të. në fund të klipit është Olta që mendon se ajo manipulohej nga Miri. Tatiana shprehet se ajo kishte dhe bazohej vetëm në mendimet e saja për të tjerët. Ajo thotë se këtë sjellje që pati në shtëpi, e ka edhe në jetën jashtë. Ariani, opinionisti mendon se ajo ka qënë tepër spontane dhe origjinale, ndryshe nga banorët e tjerë. Ai e pyet në lidhje me dashurinë që ka ajo si për nënën e vërtetë, ashtu edhe për familjen e ish të dashurit a është ndopak e ekzagjeruar kjo sjellje. Tatiana përgjigjet se familjen e ish të dashurit e do fort. Ai e pyet edhe nëse fakti që do të vetvendos dhe nëna e saj nuk e ka lejuar, ndërsa familja tjetër nuk ndërhyn, mund të jetë një arsye e kësaj dashurie dhe Tatiana pohon. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›