Turni i trete, mjeket kerkojne rritje te pageses
Mjeket e QSUT-se kane kerkuar rritje te pageses se rojeve qe kryejne. Sipas mjekeve qeveria duhet te marre nje vendim per rritjen e tyre, per vete faktin se ajo ka vite qe nuk eshte ndryshuar dhe pikerisht qe ne vitin 2002. Jane rreth 15 mije mjeke ne gjithe vendin, qe kryejne sherbimin e rojes te gatishmerise dhe urgjences, 24 ore, deri ne 4 here ne muaj. Keshtu, me vendim qeverie, ne vitin 2002 eshte vendosur qe per cdo sherbim roje 24 ore pa nderprerje, ne QSUT jepet nje shperblim prej 1800 leke per mjek roje i pare, dhe 1600 leke per mjek roje i dyte. Ndersa per ditet e festave, ky sherbim paguhet me 2700 leke per mjek roje i pare, dhe 2700 leke per mjek roje i dyte. Keto pagesa, ne baze te vendimit te vitit 2002, jane maksimumi qe mund te arrijne mjeket, pasi ne qendrat e tjera shendetesore, keto pagesa jane edhe me qesharake, sepse arrijne deri ne 1500 leke. "Ka nje anomali te madhe per pagesen e mjekeve roje. Ne paguhemi si mjeke roje ne baze te nje VKM-ve te vitit 2002 dhe kjo eshte qesharake, duke menduar se sa jane rritur cmimet dhe plot arsye te tjera" kane pohuar mjeket e QSUT-se. Sipas tyre, kushte ne te cilat punojne jane te veshtira dhe puna e tyre eshte shume pak e vleresuar. Nga ana tjeter ata theksojne se nuk kane asnje stimul per t'u sherbyer pacienteve 24 ore pa nderprerje. "Eshte pak te thuash se mjeket e rojes, paguhen ne menyre qesharake. Mjeket e rojes jane ne cdo moment te kercenuar dhe dhunuar nga njerezit, pasi keta te fundit nuk e dine se ne cfare kushtesh punon ky personel. Per ta, nuk mjafton thjesht lodhja fizike qe bejne per 24 ore pa nderprerje dhe ata paguhen me shperblime skandaloze, ndonese punojne pa mjetet e pershtatshme, ne kushte te veshtira dhe mbi te gjitha, pa asnje mjet mbrojtes" ka pohuar shefi i ORL-se, Pjerin Radovani.