Kriza, ekonomia po perballet me ulje te cmimeve
Zakonisht qeveria dhe bankat qendrore shqetesohen ne koherat, kur cmimet vetem rriten. Situata aktuale e ekonomise boterore dhe e asaj shqiptare paraqitet disi me komplekse, kur te gjithe po perballen me nje renie te cmimeve. Nje renie e pergjithshme e cmimeve mbetet po aq e rrezikshme sa nje rritje e tyre, madje ne permasa deflacioni mund te shkaktoje falimentime dhe papunesi me te madhe, se nje inflacion njeshifror. Edhe Banka e Shqiperise ka si objektiv te poshtem te sajin per inflacionin, nivelin 2 per qind. Ndersa mbetet si nivel i shenjestruar, niveli prej 3 per qind ne vit. Renien e cmimeve e ka lajmeruar edhe Banka e Shqiperise, e cila ne analizen e fundit per politikat monetare ka evidentuar se, cmimet e mallrave te konsumit mund te futen ne nje spirale renese gjate vitit 2009. Ne pergjigje te ketij fenomeni Banka e Shqiperise, ka ulur normen baze te interesit kete vit me 0.5 per qind duke e cuar ate ne 5.75 nga 6.25 per qind qe ishte me pare. Gjithashtu ajo mbetet e gatshme, te marre masat e duhura per te ruajtur stabilitetin e cmimeve ne nivelet e synuara prej 3 per qind, ne nje periudhe afatmesme.