Tatimet: 30 prilli, afati i fundit per te deklaruar te ardhurat
Nese jeni nje person qe siguroni nje total te ardhurash mbi 2 milione leke ne vit, keni kohe edhe vetem tre jave per te kryer deklarimin vjetor te tyre. Pasi afati zyrtar i ketij procesi, per vitin 2012, i percaktuar nga autoritetet tatimore per te dorezuar formularin perkates, perfundon me 30 prill. Kujtojme nderkaq, se ne kete kategori perfshihen edhe deklaruesit tatimpagues rezidente ne Republiken e Shqiperise, pra qofte edhe te huaj qe krijojne te ardhura ne vendin tone, natyrisht duke respektuar marreveshjet per shmangien e tatimit te dyfishte qe Shqiperia ka me shtetet perkatese. Gjithashtu, procesi ka te parashikuar brenda tij gjithashtu, qe ti jepet e drejta tatimpaguesit qe ta korrigjoje deklaraten dy here brenda tre muajve pa u ndeshkuar. Ndersa heren e trete do te aplikohen penalitete, per te shmangur cdo lloj abuzimi te mundshem me deklaratat dhe rritjen e pergjegjshmerise nga ana e individeve, per plotesimin ne menyre sa me te sakte te deklaratave. Kujtojme nderkaq, edhe pjesen tjeter te ketij procesi, se nga ky deklarim i te ardhurave te tyre personale, kategori te caktuar individesh kane perfitime, por shuma e shpenzimeve te zbritshme nuk duhet te jete me e madhe sesa shuma e te ardhurave bruto te tatueshme vjetore. Keshtu, ne rast te plotesimit te deklarates nga individi (jo kryefamiljar) shpenzimet vjetore per mjekim, per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor jane 8.532 leke, vetem per individin deklarues. Nderkaq, ligji parashikon se mund te bejne deklarim edhe individet tatimpagues, te cilet nuk jane subjekt i deklarimit, por qe duan ta plotesojne deklaraten dhe kane te ardhura bruto vjetore nga te gjitha burimet deri ne shumen 1.050.000 leke ne vit, por jo me te larte se kjo shume. Kurse ne rastin e bashkeshorteve, me te ardhura totale vjetore bruto te secilit prej tyre deri ne shumen 1.050.000 leke, per perfitimin e shpenzimeve te zbritshme, deklarata mund te plotesohet vetem nga kryefamiljari. Ligji parashikon gjithashtu edhe rastin kur te ardhurat vjetore bruto te kryefamiljarit tejkalojne shumen prej 2.000.000 lekesh dhe ai ka detyrim per plotesimin e deklarates vjetore te te ardhurave personale, por jo te perfitoje nga shpenzimet e zbritshme. Ndersa nese bashkeshortja e tij ka totalin e te ardhurave vjetore bruto me te vogla se 1.050.000 leke, atehere kjo e fundit nuk mund te perfitoje nga e drejta e plotesimit te deklarates per efekt te shpenzimeve te zbritshme.
Ne 3 muajt e pare te 2013-es, 1.1 miliarde leke me shume nga tatimet
Gjate tre muajve te pare te ketij viti, administrata tatimore siguroi 1.1 miliarde leke me shume te ardhura ne buxhet nga taksat, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Shifra u be me dije nga autoritetet tatimore, sipas te cileve, per tre muajt e pare te vitit tatimet kane arritur te mbledhin ne vlere monetare rreth 240 milione leke me shume te ardhura nga sa ishin planifikuar ne fillim te vitit. Statistikat zyrtare te Tatimeve tregojne keshtu se pavaresisht planit optimist te hartuar ne dhjetorin e vitit 2012, administrata ia ka dale te permbushe detyrimet e saj.