Imami: Statusi pengoi investime te reja per vendin
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, thote se mosvotimi i tre ligjeve te integrimit dhe mosmarrja e statusit ka penguar vendin qe te marre ato financime qe merr nje vend kandidat. “50 euro per fryme merr Maqedonia, 28 euro per fryme merr Shqiperia, d.m.th. diferenca 22 euro per fryme. Po te besh llogari per tre milione shqiptare i bie rreth 164 milione euro, kaq ka nevoje per t’u permbyllur perfundimisht e gjithe infrastruktura e vendit”, - pohon z.Imami, duke evidentuar se “eshte nje dem i jashtezakonshem qe prek bujqesine shqiptare, infrastrukturen shqiptare, zhvillimin e vendit”.
Ministri, ne intervisten e dhene mbremjen e se premtes, tha se Ministria e Mbrojtjes per eshte nje post me pergjegjesi te larte, duke shtuar se anetaresimi ne NATO eshte per Shqiperine ngjarja e dyte e rendesishme, pas asaj te shpalljes se pavaresise. Duke folur per 4-vjetorin e hyrjes se vendit ne NATO, ai ka bere dhe nje bilanc te punes ne krye te dikasterit keto 4 vjet. Imami thote se kishim nje ushtri te vjeter, nga me te keqpajisurat, me te keqdrejtuara, me idete me delirante qe mund te kete pasur ndonje ushtri, deri ne 1990. Me tej Imami u ndal ne zhvillimet politike duke iu pergjigjur disa pyetjeve, pjese e intervistes qe gjendet e zbardhur me poshte. Imami theksoi se e djathta ka koalicionin me te madh dhe me te qendrueshem prej vitesh. Kurse sa i perket FRD, tha se Nuk vete z. Topi ka votuar per Edi Ramen, duke shtuar se “nuk di nese eshte parti e djathte apo e majte”.
Pas 4 vitesh qeverisjeje me LSI-ne, ata largohen dhe kalojne ne koalicion me PS-ne, perse e beri kete zgjedhje LSI-ja?
Natyrisht kjo ishte e papritur, jo ne substance, sepse LSI-ja eshte nje partie majte dhe normalisht nuk mund te ishte gjate tek ne. Menyra e daljes ishte e paparalajmeruar, megjithate kjo nuk ka rendesi. Per ne eshte e rendesishme qe ne keto 4 vjet ne koalicion kemi qene serioz dhe nuk kemi dhene asnje arsye qe te demtohej ky koalicion. Kjo eshte e rendesishme per ne sepse i sherbyem vendit per ti dhene nje qendrueshmeri te larte politike dhe sa me shume stabilitet. Kjo kohe do te vinte dikur, por do te ishte me e arsyeshme qe ata te dilnin te vetem ne zgjedhje dhe mandej te merrnin vendimin qe do te deshironin. Per popullin shqiptare ka dy alternative: Qeverisja e PD-se pa LSI-ne per te cilen Berisha eshte akuzuar gjithmone, ose qeverisja e Edi Rames me LSI-ne, te cilen ai vete e pati akuzuar qe para 4 viteve.
Si eshte pritur nga demokratet kjo ndarje?
Besoj qe demokratet e kane te qarte se tani kemi nje beteje qe kundershtaret tane i kemi perballe dhe jo njerin andej e tjetrin kendej. Ne luftojme per te fituar. Ka disa zhvillime interesante qe jane bere te njohur publikut. Ka disa sondazhe si SOROS, qe Sali Berisha PD-ja qendron mbi PS-ne qe eshte ne opozite, ndersa PS-ja qe eshte ne opozite zbret. Natyrisht kjo duhet pare me kujdes. Nderkaq Meta megjithese ishte pjese e qeverise dhe nuk eshte pjese e opozites, humbet mbeshtetje popullore. Pra LSI-ja ishte e pa shprese, sondazhet e nxjerrin ne renie dhe duhej te gjendej nje zgjidhje ose te rrinte ne koalicion me PD-ne, pavaresisht nga diferencat ideologjike ose te kalonte ne opozite dhe ne koalicion me PS-ne. PS-ja e pranoi kete sepse sic duket eshte e pashprese ne fitore, jo vetem sepse PD-ja koke me koke me PS-ne eshte perpara, por ka edhe nje koalicion me te madh, por natyrisht pa LSI-ne, sepse ne asnjehere nuk e kemi llogaritur LSI-ne ne koalicionin tone. Ndofta edhe per polin e trete qe u fol LSI-se nuk i jane afruar parti te tjera sepse nuk kane pasur besim qe kjo force politike kishte nje baze. Nqs Rama e di qe LSI-ja nuk i shton gje, por edhe nese e di qe se bashku me LSI-ne perseri humbasin, ai kaperceu nje barrikade te madhe per shkak se akuzat e tij per qeverine kane qene te vazhdueshme, madje edhe 21-janari u organizua per “bllokun” e Ilirit. Tani pse pranon ti kete “bllok”? A s’ka pergjegjesi ai per qeverisjen per 4-vjet duke kaluar tashme ne koalicion me opoziten. Cfare qendrimi do te mbaje LSI-ja, do te lavderoje apo do te shaje qeverine ku ajo ka qene ne koalicion. Kjo tregoi qe Rama shpalli falimentimin ne keto zgjedhje. Absolutisht qe nuk eshte asnje manover elektorale apo aksiome elektorale, por kjo eshte rruga e daljes perseri ne opozite. Rama do te perpiqet te justifikohet duke thene qe une bera te gjitha perpjekjet, madje dhe me LSI-ne u bashkova, por ja humba, po humba se votat mi vodhi Saliu. Pra e gjitha eshte nje inskenim per te gjetur nje rrugedalje per te dale pa pergjegjesi nga humbja qe e pret me 23 qershor.
Po e djathta si do te jete ne zgjedhje, ka disa segmente te reja ne kete krah, z. Topi…?
E djathta ka koalicionin me te madh, me te forte, me te gjere, me te qendrueshem prej vitesh. Nuk di gje per partine e z. Topi. Vete z. Topi ka votuar per Edi Ramen, nuk di nese eshte parti e djathte apo e majte. Eshte ende e paqarte. Jane shtuar ne kete koalicion me ne demokristianet. Edi Rama vertete bashkoi disa parti te majta, por nuk ka bashkuar ende njerezit, elektoratin e majte, ashtu sic kemi bashkuar ne partite dhe te gjithe elektoratin e djathte, duke i shtuar edhe nje radhe te rinjsh qe mund te vijne edhe nga e majta, por qe vleresojne punen dhe zhvillimin e ketyre 4 viteve.
Cili do te jete fati i militanteve te LSI-se ne administrate?
Cfare jane poste te natyres politike, do te vendosen drejtore te rinj. Nje drejtor i ri do te vendose nje drejtor varesie tjeter, do te vendose njeriun e tij. Sot ne kemi edhe militante te PS-se qe punojne dhe eshte normale qe punojne, nuk ka nje gjueti shtrigash, por sigurisht qe nuk mund te jesh edhe ne opozite edhe ne qeveri, kjo eshte e kuptueshme.
Po per pushtetin lokal?
Kur flasim per koalicione politike flasim per keshillat. Kryetaret jane zgjedhur tanet apo te LSI-se edhe koalicionit te perbashket i cili normalisht shkon me partine e tij. Sa i perket keshillave do te kete nje lloj problematike.
Do ta ruani kontrollin ne disa qarqe?
Nuk e kam te qarte saktesisht se cfare ndodh ne cdo qark. E di fare mire qe ne Elbasan nuk kane shume peshe.
Nje nga justifikimet qe Edi Rama i thote elektoratit te tij per bashkimin me Meten eshte se ne Elbasan do te marre nje deputet me shume?
Nuk kane asnje shans per kete. Ne kemi pretendime per nje deputet me shume ne qarkun e Elbasanit. Ky eshte nje objektiv jo lehtesisht i arritshem. Kemi 20-vjet dhe kemi kaluar mbi 10 pale zgjedhje. per mua eshte e qarte, e kam te qarte se ku jane votat.
E veshtire eshte ta ndryshosh strategjine dy muaj e fundit. Apo nuk e kishit parashikuar LS-ne?
Ekuacioni ishte me dy te panjohura sa ishim me tre pale ne zgjedhje. Tani eshte me e qarte, ne dhe ata. Ka nje diference ne vota per ta nga zgjedhjet e 2009 dhe besoj qe do te vertetohet qe raportet midis te majtes dhe te djathtes kane ndryshuar. Vertetohet zgjedhja perderisa vertetohet gjeresisht ne sondazhe dhe mbi kete baze ne mund te ecim.
A eshte e lehte ta mendosh nje mandate te trete, pasi ju jeni ne politike prej vitesh?
Kjo eshte nje pyetje te cilen e bejne te gjithe gazetaret dhe qe nuk ka nje racionale brenda. Si mund te thuash, p.sh, a mund te dale nje skuader tre here kampion? Sigurisht qe mund te dali nese eshte me e mira. Pse do te duhet te fitojme? Ne do te duhet te fitojme sepse ne kemi nje model te qarte se cfare duhet te bejme. Ne duhet te bejme. Ne kemi dhene nje pjese te vizionit tone per Shqiperine, te realizuar dhe materializuar. Ajo qe duam te bejme ne vitet e ardhshme po vjen gjithmone e me shume duke u konkretizuar, duke nisur nga investimet e huaja, nga perjashtimet per te rritur prodhimet nga taksa te posacme, nga mbyllja e ceshtjes se infrastrukture, nga krijimi i nje fuqie energjetike, nga futja e internetit te plote ne vend, nga ngritja e cilesise se sistemit arsimor dhe atij te shendetesise, pra jo vetem qe kemi keto ide qe jane te qarta, po dhe qe keto ide jane ne zhvillim e siper. Keshtu qe kur themi qe ne jemi ndryshimi perpara, ky eshte nje ndryshim qe eshte i provuar, eshte nje garanci e dhene, eshte nje sukses i madh. Eshte nje sukses i madh qe Shqiperia, vendi me i varfer i Evropes dhe i planetit, nje vend i vogel me nje ekonomi te vogel ne mesin e dy vendeve me dy ekonomi me te cilat kemi marredhenie te ngushta. Italia eshte partneri jone kryesor tregtar. Ketu kemi me qindra mijera, gati 1 milion emigrantet, te cilet sjellin gjysme miliardi euro ne vit, te cilet jo vetem qe nuk po sjellin me parate qe kane sjelle perpara, por ndokush eshte edhe duke u kthyer.
Jane votuar lehtesisht ministrat e rinj. Jane prurje te reja, eshte Halim Kosova nje mjek humanist i njohur, eshte Visar Zhiti, poet ish-i burgosur politik, Florian Mima nje deputet, Myqerem Tafaj ne postin e zv.kryeministrit, Aldo Bumci ne postin e ministrit te Jashtem. A mendoni qe lehtesisht do te votoni edhe nismat dhe ligjet e tjera dhe sa kohe i ka ngelur Parlamentit?
Ka akoma nje muaj dhe do te duhet te kalojne nje grup ligjesh. Do te behen perpjekje sic jane bere gjithmone ne Parlament per te gjetur konsensus per te kaluar ligjet, sepse ligjet qe nuk jane te natyres politike ne e kemi shumicen per t’i votuar.
Afrimi i Rames me Meten nje prej kushteve duket se ka qene dhe votimi i tre ligjeve ne Parlament. Do arrihet edhe qarku i Fierit dhe ato kerkesat tre vjecare te Rames?
Fakti qe Rama do t’i votoje, eshte pikepyetje akoma, kjo duhet te kete qene nje keshille nga keta eurosocialistet qe ben nje gje ta besojne qe edhe partite socialiste jane per integrim dhe ne mund te ecim drejt integrimit. Sigurisht qe keshtu si gjetje eshte qesharake. Ato duhet t’i votojne tre ligjet sepse eshte turp qe s’i kane votuar. E kane penguar popullin shqiptar me vite me radhe qe te jete ne Europe. E kane penguar kete vend qe te marre ato financime qe merr nje vend kandidat. 50 euro per fryme merr Maqedonia, 28 euro per fryme merr Shqiperia, d.m.th. diferenca 22 euro per fryme. Po te besh llogari per tre milione shqiptare i bie rreth 164 milione euro, kaq ka nevoje per t’u permbyllur perfundimisht e gjithe infrastruktura e vendit. Pra eshte nje dem i jashtezakonshem qe prek bujqesine shqiptare, infrastrukturen shqiptare, zhvillimin e vendit. Tani e kete trajtojme me nje lehtesi te madhe si nje pazar. Perpara shqiptareve kush do te paraqitet, kush do te pergjigjet pse nuk u votua, pse e lane Fierin nese ishte aq i rendesishem. Kjo eshte nje histori e turpshme e PS-se. Mospranimi i rezultatit legjitim i zgjedhjeve ne vitin 2009, bojkotimi, greva e urise, 21 janari, mosvotimi i ketyre tre ligjeve, jane nga kapitujt me te shemtuar te historise politike te pluralizmit.
A besoni se kete vit do te kemi zgjidhje te mira, te lira dhe te ndershme?
Ne kemi pasur zgjedhje shume te mira nga viti 2005 e ketej, zgjedhjet e vitit 2005 nuk kane qene te mangeta, por ne analize te fundit qene zgjedhje qe u pranuan nga te dyja palet dhe ajo qe eshte me e rendesishme u krye nje rrotacion politik dhe u pranuan nga palet. Nuk ishte nje rezultat i sforcuar, madje PS-ja i beri disa perpjekje neper gjykata, ndonese e kuptoi qe kjo nuk ishte rruga e arsyes. Ndofta nje nga gjerat e mira qe ka bere Fatos Nano, jo pse u terhoq, sepse ai u terhoq dhe nuk i la vendit nje plage mbrapa, sepse ne te kundert situata e vendit do te ishte jo e mire. Kemi bere zgjedhjet e 2007 qe ne fakt duhet te ishin bere qe ne 2006, por qe Rama i shtyu duke nxjerre shume pretekste, jo certifikatat, etj. Gjithsesi e fitoi Tiranen, duke qene ne koalicion me Ilir Meten. Ne 2009 i thame te beje amendamentet e kodit, te konsultohet me OSBE-ne dhe te futemi ne zgjedhje. I beri si deshi, i konsultoi dhe qendronin nga pikepamja formale. Edhe ndryshimi i Kushtetutes, kerkoi qe edhe Presidenti te zgjidhej nga Parlamenti, sic donte vete ai, sepse mendonte se do ti fitonte vete te gjitha, por i humbi zgjedhjet. Ne fillim tha qe zgjedhjet ishin te mira, por pas nje jave tha qe nuk i pranojme zgjedhjet, se kam dyshime, te cilat nuk i provoi kurre. Ne 2011 ishin zgjedhje shume te mira, nuk eshte ankuar askush per asnje gje, pervec nje gjeje qe ishte ceshtje e interpretimit ligjor. Rama eshte mesuar te genjeje, por tashme nuk besohet me per ate qe thote. Ne 2011 ai i humbi zgjedhjet dhe ato zgjedhje ishin te lira dhe te ndershme.