E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Kredite e humbura, te fshihen fare Eglantina Nasi

Kredite e humbura, duhet qe te fshihen nga bilanci i bankave. Ky eshte sugjerimi i dhene nga ekspertet e Bankes se Shqiperise gjate mbledhjes se posacme te Grupit Keshillimor te Stabilitetit Financiar, zhvilluar se fundmi per te analizuar situaten makro-ekonomike ne vend. Duke argumentuar se rendesia e ketij procesi qendron pikerisht ne faktin se ai pastron bilancin e bankave nga asete qe nuk performojne dhe qe e deformojne strukturen e tyre reale. Sikunder ne te njejten kohe, e permiresojne cilesine e bilancit te tyre, duke bere qe te angazhohen brenda tij ne menyre eficente burime te vlefshme te bankes. E thene ndryshe, ne terma praktike, ne bilancet e bankave figurojne miliarda leke te pranishme si fonde te pritshme, por qe ne fakt, jane inekzistente, pasi ato jane kredi te humbura. Pra, kemi te bejme me fonde qe raportohen, por qe nuk mberrijne kurre. E ne kete aspekt, ekspertet e BSH-se, sugjerojne se eshte me mire qe ato te mos llogariten fare. “Ky eshte nje veprim qe vendos ne nje raport me te drejte marredheniet financiare qe bizneset dhe familjet kane me bankat dhe me njeri-tjetrin persa i takon transparences se gjendjes financiare, duke nxitur ristrukturimet e ndryshme ne treg”, shpjeguan ekspertet e BSH-se lidhur me nje proces te tille. Ne kete kuader, ata paraqiten para Grupit Keshillimor te Stabilitetit Financiar shqetesimin e industrise bankare, lidhur me trajtimin tatimor te ketij procesi. Duke rekomanduar se permes nje bashkepunimi nderinstitucional, duhet te evidentohet sakte problematika me te cilen ndeshet ky proces per shkak te trajtimit tatimor dhe te propozohen menyrat e zgjidhjes se tyre ne nje kohe te shkurter. Gjithmone ne kuadrin e rendesise qe sipas tyre, permban procesi i fshirjes se kredive te humbura nga bilanci i bankave ne kohen dhe menyren e pershtatshme. Kujtojme se me “kredi te humbura”, bankat klasifikojne ato kur principali ose interesi i te cilave nuk eshte paguar per nje periudhe prej me shume se 365 ditesh nga data e pageses se kestit. Dhe kur gjendja financiare e kredimarresit vleresohet qarte se nuk siguron permbushjen e plote te detyrimit. Apo kur ai ka falimentuar, eshte perfshire ne proces likuidimi, ose edhe ka vdekur. Ndersa nese do t’u referoheshim shifrave te BSH-se, ato flasin se kredite e humbura kane arritur ne fund te vitit te kaluar nje vlere rreth 42 miliarde leke, ose mbi 7% e totalit te tyre, nga 5.3% qe ishin ne te njejten periudhe te vitit 2011. Por gjithsesi, ato jane me pak se kredite me vonese, (ndaj te cilave ka shprese per t’u rimbledhur) te cilat zene rreth 25% te totalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›