E Martë, 3 Nëntor 2026

Tatimet: Ndërprerje prej 60 minutash e shërbimit e-Filing sot në mbrëmje

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se  për arsye mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të cilësisë së performancës se sot, datë 31 mars 2025 do të ketë një ndërprerje të shërbimit e-Filing për rreth 60 minuta.

Sipas njoftimit të DPT, ndërprerja e këtij shërbimi do të ndodhë përkatësisht në orën 20:00 – 21:00, ndërsa bëhet me dije kjo është një ndërprerje e planifikuar e shërbimit në sistemin tatimor e-Filing. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›