E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve 156 milionë euro.

Administrata Tatimore ka publikuar shifrat për periudhën mars-shtator 2026 ku norma e reduktuar e tatimit nga 15% në 5% ka sjellë një kursim të konsiderueshëm për ata të cilët kanë kryer transaksione me pronat e tyre.

Sipas tatimeve, kjo normë e reduktuar ka sjellë lehtësi konkrete fiskale duke ulur barrën për qytetarët dhe bizneset si dhe ka krijuar përfitim të drejtpërdrejtë për tatimpaguesit.

Aplikimi kryhet online përmes platformës “e-Albania”, ku jepen të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›