Nis digjitalizimi i hartave kadastrale në Vlorë, procesi përfshin 43 zona

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Nis procesi i digjitalizimit të hartave kadastrale në bashkinë Vlorë.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi se 43 zona kadastrale në territorin e Bashkisë Vlorë po i nënshtrohen procesit të digjitalizimit, sipas kalendarit të përcaktuar të punës.
Në kuadër të procesit, planshetet e hartave po inventarizohen dhe skanohen, për të vijuar më tej me gjeoreferimin, digjitalizimin dhe integrimin e tyre në sistem.
ASHK bën të ditur se, gjatë zhvillimit të punimeve dhe në varësi të zonave kadastrale përkatëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme, deri në 21 ditë, për shërbimet që kërkojnë veprime mbi hartën kadastrale.
Ndërkohë, të gjitha shërbimet e tjera kadastrale do të vijojnë të ofrohen normalisht.
/a.f/r.e/