E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet kontroll per kasat fiskale

Tatimet njoftojnë se kanë nisur një aksion të gjerë kundër të gjithë atyre bizneseve që nuk janë pajisur me kasat fiskale dhe vazhdojnë të tregojnë mallra te pashoqeruara me dokumenta tatimore.

Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve bëri të ditur se gjatë këtyrë aksioneve janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme mallrash, të cilat nuk kanë patur faturë dhe janë vënë rreth 300 gjoba, me një vlerë totale prej afro 30 milionë lekë.

Drejtuesit e tatimeve u bëjnë thirrje bizneseve që të mos ushtrojnë aktivitet pa u regjistruar më parë në QKR se do përballen me ndëshkime të forta. Po kështu administrate tatimore i tërheq vëmendjen gjithe tatimpaguesit qe zhvillojne aktivitet turistik, sidomos ne brezin bregdetar nga Shkodra ne Sarande, se do te jene nen monitorimin e vazhdueshem te administrates tatimore, per mosperseritjen e fenomeneve te mosdeklarimit te punojesve, mosinstalimit te paisjeve fiskale, apo lëshimit te kuponave tatimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›