E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia do te kerkoje nafte ne detin Jon problem kufijte detare

Greqia sipas agjencise se lajmeve Zeri i Amerikes do te nise nje proces kerkimesh te naftes dhe te gazit ne detin Jon ne afersi te zones kufitare te Korfuzit. Sipas Zerit te Amerikes programi pritet te perfshije vitin e ardhshem kompani nderkombetare per kerkimin e naftes ne kete zone detare.

Programi i Greqise vjen ne nje nje kohe kur ajo nuk ka arritur ende te finalizoje nje marreveshje per kufijte detare me Shqiperine. Nderkohe mediat greke shkruajne se kerkimet bazohen ne parimin e vijes se mesit apo distances se barazlarguar ne mes te te gjitha territoreve te vendeve te interesuara per te vendosur kufijte ne zonen detare te detit Jon.

Ky program i Greqise vjen ne nje kohe kur mes Shqiperise dhe Greqise nuk eshte arritur ende nje marreveshje per percaktimin e kufijve detar. Aleanca Kuq e zi ka reaguar pas ketij lajmi duke i bere thirrje qeverise shqiptare qe te mos lejoje kete iniciative te Greqise deri ne momentin qe kufijte detar nuk jane percaktuar.

Keto hapa te qeverise greke vijne ne nje kohe ku vendi eshte i mberthyer nga kriza ekonomike dhe kane nisur nje sere reformash per privatizime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›