E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e 21 janarit denohet me burg nje nga protestuesit

Kane kaluar pese muaj nga ngjarjet e dhunshme te 21 janarit 2011 ku ne bulevardin Deshmoret e Kombit u vrane kater demonstrues gjate protestes se organizuar nga Partia Socialiste.

Nderkohe qe nuk jane denuar ende personat qe vrane 4 protestuesit burime nga gjykata e Tiranes bejne te ditur se eshte denuar nje nga protestuesit qe eshte perplasur me frocat e rendit gjate protestes.

Jetmir Prenga u cilesua fajtor dhe u denua me 10 muaj burg per akuzen e kundershtimit te punonjesit te Policise se Rendit Publik.

Ende nuk eshte zbuluar se kush i qelloi per vdekje Aleks Nikajn Hekuran Deden e Faik Myrtajn. Ndersa per vrasjen e Ziver Veizit ka nje te dyshuar ai eshte Agim Llupo ish-gardist i cili ndodhet prapa hekurave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›