Tatimet penalizojnë 2 individë për mosdeklarimin e mbi 5,2 milionë lekëve të ardhura të tatueshme

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve penalizoi 2 individë për mosdeklarimin e mbi 5,2 milionë lekësh të ardhura të tatueshme.
Sipas DPT-së, këta 2 individë kryenin zhdoganime pa qenë të regjistruar.
O. S rezultoi me një detyrim 254.1 mijë lekësh, ndërsa E.T me detyrim 537.6 mijë lekësh.
Administrata Tatimore thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj mosdeklarimit të të ardhurave, duke kujtuar se deklarimi i saktë i të ardhurave është detyrim ligjor.
DPT thotë se aksioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Kontrollit të Specializuar, Hetimit Tatimor dhe Doganave.
“Ky aksion forcon përpjekjet për një ekonomi më transparente dhe zbatim rigoroz të legjislacionit tatimor”, thekson DPT. /j.p/
