KIEV – Ushtria ruse pretendon pushtimin e Toretskut në Ukrainën lindore

KIEV, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Ushtria ruse pretendon se ka pushtuar qytetin lindor të Ukrainës, Toretsk, pas disa muajsh luftimesh të rënda.
Ministria ruse e Mbrojtjes shpalli sot fitoren, duke përdorur emrin e dikurshëm Toretsk, në vend të Dzerzhynsk. Qyteti më herët u emërtua Dzerzhynsk – në nder të revolucionarit dhe politikanit sovjetik me origjinë polake, Felix Dzerzhinsky, kreu i parë i shërbimit sekret sovjetik.
Kievi nuk e ka konfirmuar humbjen, megjithëse raporti i tij ushtarak i mëngjesit përmendi sulme të shumta ruse në zonën e Toretskut.
Vëzhguesit ushtarakë ukrainas kanë supozuar prej kohësh se qyteti i minierave në rajonin lindor të Donetskut do të binte në duart e forcave ruse.
Vetëm disa dhjetëra banorë nga popullsia e paraluftës e Toretskut me më shumë se 30,000 banorë besohet se janë ende në qytet.
Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për gati tre vjet. //a.i/