E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimi mbi te ardhurat personale, me rritje progresive cdo muaj Eglantina Nasi



Tatimi mbi te ardhurat personale, eshte njera nga taksat kryesore te buxhetit te shtetit, e cila peson rritje te te ardhurave te saj nga muaji ne muaj. Kete e faktojne edhe te dhenat me te fundit referuar nga ministria e Financave per treguesit fiskale te periudhes janar-qershor 2013, sipas te cilave, nga mbledhja e kesaj takse, e njohur ndryshe edhe si Tap-i, figuron nje rritje te ardhurash ne nivelin deri +7.6%, duke arritur ne vleren monetare prej 14 miliarde lekesh. Dhe duke e tejkaluar planifikimin e bere rreth mbledhjes se tyre ne fillim te vitit, per nje vlere deri ne 12-13 miliarde leke. Por ne te njejten kohe, edhe shifren korresponduese rreth kesaj takse, per te njejten periudhe te nje viti me pare. Dukuri kjo, e cila ne kompleksin e saj, referon nje shtim te personave te punesuar qe tatimin mbi te ardhurat personale, qofshin keta edhe ne sektorin privat, pervecse atij publik. Sakaq, rritje e te ardhurave te mbledhura nga tatimi mbi te ardhurat personale figuron te kete ndodhur edhe per periudhen janar-maj 2013, ku nga 11.6 miliarde leke te parashikuara prej tij, rezultuan plot 11.9 miliarde leke te mbledhura. Sikunder, edhe ne periudhen pararendese, janar-prill 2013 apo janar-mars 2013, me shifrat respektive te ketij treguesi fiskal prej 9.6 dhe 7.3 miliarde lekesh te mbledhura, nga parashikimet prej 9.4 dhe 7.1 miliarde lekesh. Kujtojme, se Tap, eshte nje takse ne nivelin prej 10% te pages nga punesimi apo te fitimit nga aktivitete te ndryshme vetjake. E cila, qe nga data 1 Maj i ketij viti dhe ne vazhdim, nuk paguhet me per asnje prej punonjesve qe perfiton nje page deri ne 30 mije leke/muaj. E sic kane deklaruar edhe me pare ekspertet e Ministrise se Financave, nga nje mase e tille lehtesuese, kane perfituar rreth 220 mije persona ne rang vendi. Ndersa efekti financiar ne buxhetin e shtetit, mesohet se ka qene ne nivelin e rreth 2.5 miliarde lekeve. Ligji ekzistues, parashikonte qe te ardhurat nga punesimi deri ne 10 mije leke ne muaj, te mos ishin te tatueshme per efekt tatimi mbi te ardhurat personale. Ndersa ato ne kufijte mes 10 mije dhe 30 mije lekeve, tatohen ne nivelin prej 10% te shumes se krijuar nga diferenca mbi kuoten prej 10.000 lekesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›