E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatuazhi i Olsenit dhe mbrojtja e sekretit

Mes mometeve te veçuara nga dita e sotme, eshte biseda e nje pjese e banoreve qe kane shijuar ne oborr edhe ato pak rreze dielli qe kane ngelur nga dita e sotme.
Olta, Elena, Elona, Etleva, Jonilda dhe Olseni kane biseduar dhe ne nje moment ata fillojne te flasin per tatuazhin e Olsenit.

Olseni ka nje tatuazh me portretin e nenes se tij, por naten qe hyri ne Big Brother iu kerkua qe ai te mbaje kete sekret dhe detyra e tij eshte qe te thote se portreti i perket vajzes qe ai dashuron.
Olseni ua ka thene kete gje banoreve dhe tashme ata fillojne qe ta pyesin per te zbuluar me shume rreth ketij tatuazhi. Eva i kerkon qe t’i tregoje me shume rreth portretit ne tatuazh, por nderhyn Jonilda duke thene se i perket ish-te dashures se Olsenit. Olseni nuk eshte shume i qarte kur flet per te dhe thote se ajo nuk eshte nje “ish” pasi ata nuk jane ndare, por eshte ne nje situate distance. Jonilda ia kthen “prit nje here se po mi ngaterron idete, ti sikur me the se jetoj me nje vajze, kjo kush eshte?”. Olseni i pergjigjet se kjo eshte vajza me te cilen bashkejeton, por momentalisht jane ne distance me njeri-tjetrin.

Vajzat nuk arrijne ta kuptojne mire ate qe do te thote Olseni dhe vazhdojne ta pyesin. Me tej ai u tregon se vajza ne portret eshte dashuria e tij e pare dhe e vetme dhe se ka nje kohe prej tre vjetesh lidhje. ai nuk eshte shume i qarte dhe Jonilda duket sikur po dyshon ne fjalet e tij, edhe pse ato nuk e dine se cili eshte sekreti i Olsenit dhe qe per me teper ka lidhje me tatuazhin qe ai mban ne gjoks./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›