E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla: Berisha shëtiste në korridoret e kryeministrisë me kallashnikov në dorë më 21 janar

Share

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se kryeministri Sali Berisha ka qenë posaçërisht i interesuar për përfshirjen e emrit të tij në deputetët që do tu hiqet imuniteti nga Parlamenti i Shqipërisë. Balla deklaroi se përfshirja e emrin tim beson e qetëson sadopak përrallaxhiun pasi ka patur interesim të veçantë për mua. Më tutje Balla foli për atë çka ndodhi më 21 Janar duke thënë se vet Sali Berisha në 21 janar lëvizte në korridoret e kryeministrisë me një kallashnikov në dorë dhe këtë e kanë treguar njerëz brenda selisë së Këshillit të Ministrave. Edhe ky fakt ende mbetet i pazbardhur si çështja e serverit derisa Sali Berisha dhe Lulzim Basha të vihen nën dispozicion të prokurorisë. Të enjten e ardhshme të bëjë edhe Sali Berisha atë që do bëjmë ne, të lërë imunitetin dhe të vihet në dispozicion të prokurorisë. Në cilin vend evropian arrestohet komandanti  i gardës për vrasje protestuesi. Ai ka shërbyer si bodyguard i kryeministrit dhe i afërm i familjes së tij. Kryeministria fshiu videot e 21 janarit dhe kjo paska ndodhur pa dijeninë e kryeministrit? , theksoi Balla ne intervisten ne emisionin Debat ne Vizion Plus./lajmifundit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›