E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina e Shpresa Becajt përplaset me tre automjete të tjera, një i plagosur

Share

Katër makina dhe një motor janë përfshirë në një aksident gjatë pasdites së sotme. Sipas burimeve të policisë, në aksident është përfshirë edhe automjeti i kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj.

Kjo e fundit nuk ka qenë në automjet në momentin e aksidentit. Në automjet ndodhej vetëm shoferi i saj.

Aksidenti ka ndodhur pranë Shallvareve në Tiranë ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për tu mjekuar. Dyshohet se drejtuesi i motorit është fajtor për aksidentin pasi u ka prerë rrugën makinave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›