Tavanxhiu monument roze ne Egjipt
Ndersa situata politike ne Egjipt vazhdon te jete e tensionuar e te preokupoje boten ne jug te tij e pikerisht ne qytetin Aswan prej ditesh ka nisur punimet Simpoziumi XVI Nderkombetar i Skulptures. Mes artisteve te zgjedhur e te seleksionuar per kete event eshte dhe skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu. Qyteti Asean i pozicionuar ne lindje te lumit Nil konsiderohet nje qender turistike e kulturore mjaft e njohur per rajonin dhe International Sculpture Symposium prej 16 vitesh eshte nje tradite artistike e pritur me interes nga kritika vendase dhe e huaj. I themeluar me vitin 1996 nen iniciativen e Ministrise se Kultures e i sponsorizuar nga Fondi Kulturor i zhvillimit Simpoziumi i Aswan-it synon te ringjalle e vazhdoje traditen e skulptures ne granitin vendas. Genti Tavanxhiu prezantohet ne kete Simpozium me nje skulpture monumentale ne Granit roze qe del nga shpellat me antike te botes sic jane ato te Aswan-it. Ky material perdorej dikur per ndertimin e obeliskeve te faraoneve. Per skulptorin shqiptar Genti Tavanxhiu seleksionimi si nje artist pjesemarres ne nje Simpozium te tille Nderkombetar prej disa vitesh eshte bere pjese e veprimtarise se tij artistike. Me nje karriere 15-vjecare skulptori shkodran qe prej vitesh jeton ne Ascoli Piceno te Italise realizoi gjate vitit 2010 nje sere veprash anekend botes si ne Itali Gjermani France Spanje Kine Turqi Rumani Dubai Holande e Japoni e emri i tij renditet prane artisteve me te suksesshem te skulptures aktuale nderkombetare. Dy simpoziume te rendesishme gjate 2010 u realizuan nen drejtimin e tij artistik dhe ne Shqiperi ne qytetin e Korces e Elbasanit. Viti 2011 ka nisur me te njejtin intensitet per skulptorin shqiptar. Pas perfundimit ne muajin mars te Aswan International Sculpture Symposium Genti Tavanxhi do te marre pjese ne Simpoziumin e Dohes - Qatar ku tematika perzgjedhese e veprave te artisteve do te perqendrohet ne skulptura te frymezuar nga stilizimi i germave te alfabetit arab. Ne muajin prill do te gjendet ne Japoni i ftuar nga Tsinghua University me rastin e 100 vjetorin te krijimit te tij e ku skulptura e tij eshte perzgjedhur ne nje konkurs internacional dy fazash e me modele te prezantuara ne sallonin nderkombetar te Pekinit. Ndersa gjate muajit qershor Genti Tavanxhiu do te jete impenjuar ne Simpoziumin Nderkombetar te Normandise ne France me nje skulpture te realizueshme ne teme te lire. Po per vitin 2011 Genti Tavanxhiu ka marre ftesen per realizimin e Simpoziumit te pare nderkombetar te skulptures ne Tirane. Ku projekt eshte ende ne pritje qe Bashkia e Tiranes te siguroje fondet e duhura. Ngjarjet politike ne Egjipt shfaqen ore pas ore preokupuese. Qyteti Aswan aktualisht nuk eshte i prekur nga manifestimet dhe 17 artistet e perzgjedhur per XVI International Sculpture Symposium midis te cileve dhe shqiptari Genti Tavanxhi vazhdojne te qete punen per perfundimin e veprave te tyre.