E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa për sezonin e ri, policia e Vlorës aksion ndaj Kanabisit

Policia e qarkut të Vlorës ka nisur një fushatë antikanabis, me qëllim mbarvajtjen e sezonit turistik. Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku, ka bërë të ditur se janë marrë masa ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa sqaron se cdo rrënjë kanabis që do të gjendet nuk do të mblidhet, por do të asgjësohet.
 

Nga ana tjetër, Cuku shprehet se përpos masave të rrepta të sigurisë, do të mundësohet kontaktim me çdo pushues gjatë sezonit turistik veror, duke shpërndarë fletëpalosje me numrat dhe asitencë policore, për të evituar kështu incidnetet e mudnshme apo ngjarjet e rënda.
 

Gjithashtu bëhet me dije se nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Vlorë dhe Sarandë gjatë 24 orëve të kaluara janë kapur dhe arrestuar 6 persona kryesisht për “vjedhje” si dhe janë dokumentuar 9 raste të reja të ndërtimit të paligjshëm të moleve përgjatë bregdetit.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›