E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo: Është ulur numri i mjekëve të familjes

Numri i mjekëve të familjeve ka pësuar ulje në krahasim me vitin e kaluar, për shkak të largimeve apo ndjekjes së specializimeve. Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo gjatë seancës degjimore ne Komisionin e shëndëtësisë theksoi se nga 1605,në vitin 2011 kemi vetëm 1567. Zonat më problematike përsa i përket numrit të mkjekëve të familjes,sipas Tavos janë 2 komuna në Dibër dhe 3 Komuna në Kukës . Më tej Ministri i shëndetësisë theksoi dhe abuzimin e mjekëve të familjes të cilët nuk shkojnë në vendet e punës.

Ministri i shëndetësisë u shpreh se po punohet për ngritjen e 19 qendrave shëndetësore dhe po restaurohen 28 të tjera për 431 njësi vendore në Shqipëri me nje fond prej 47 milion lekësh. Në seancën dëgjimore debate pati edhe në lidhje me ngritjen e qendrës së shërbimit shëndetësor në Kavajë ku sipas deputetëve socialistë investimet e hedhura janë investime elektorale dhe se spitali po shkon drejt amortizmit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›