Kthehet Nesta

Milan ka marrë lajm të mirë, se Alessandro Nesta do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Udineses të premten.
33 vjeçari u ka munguar Rossonerëve në katër ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi të gjurit. Në mungesë të tij, Milan nuk ka fituar asnjë ndeshje dhe ka rënë në pozitën e tretë në Serie A.
Kishte brengë se Nesta mund të mos kthehet me kohë për ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, që zhvillohet javën e ardhshme, por ai duket se është rikuperuar me kohë.