E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taylor Swift me parfum personal

Taylor Swift thotë se aroma e saj e tretë, Taylor by Taylor Swift, është reflektimi më i mirë i shijes së saj personale.

Këngëtarja thotë se parfumi i saj i ri është më i pjekur se ato të mëparshmit, dhe beson se kombinimi i aromave të luleve, frutave dhe drurit, reflekton në mënyrë të përkryer stilin dhe personalitetin e saj.

“Është një miks i shumë gjërave: Është i ëmbël, i sofistikuar, ju josh brenda. Është vërtet mënyra ime e përkthimit të klasikes në moderne në një parfum”.

“Dy aromat e mia të para ishin disi më përrallore, por kjo është një aromë më e stilit tim, prandaj doja t’i jap një emër më personal”, ka thënë Swift.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›