E Diel, 1 Nëntor 2026

"Si po u mesoj studenteve sociologjine e turizmit ne Shqiperi"

Nuzia Borrelli, docente sociologjie ne Universitetin e Napolit, ka mberritur prej pak ditesh ne Tirane, per t'u mesuar studenteve te EUFT-se teknikat e sociologjise se turizmit, pra, ne njefare menyre, te zbulosh se cfare i ben vizitoret per vete ne Shqiperi. Sipas pedagoges, edhe pse mund te duket si term i lehte, sociologjia e turizmit eshte ne fakt nje sere metodash qe kerkon shume pune e mjeshteri. Ajo e ve theksin te koordinimi me komunitetin lokal, pra me njerezit qe jetojne ne zona turistike, si nje arme e forte per zhvillimin e kesaj veprimtarie. "E rendesishme per ju eshte te kuptoni para se gjithash se cfare vlen per t'u vleresuar me shume ne cdo rajon specifik, si psh, gastronomia, agrikultura, ritet tradicionale, arkeologjia etj., dhe pasi ta zbuloni t'i meshoni asaj me shume", deklaron ajo. Per te ilustruar me mire kete, studenteve u eshte marre si shembull edhe ekonomisti dhe bankieri i suksesshem nga Bangladeshi, Muhammad Yunus, i cili fitoi cmimin Nobel ne vitin 2006, per shkak te zhvillimit te tezes se tij per mikrokredite. Ajo ishte ne fakt nje ide qe funksionoi ne menyre te mrekullueshme. "Nje pjese e studenteve", shton Borrelli, "kane ide te qarta dhe te vlefshme, sa i perket zhvillimit te turizmit. Ketu doja te permendja sidomos ata qe kane jetuar jashte Shqiperise per disa kohe, e jane kthyer serish ne vendlindje. Keta jane me te afte per te diagnostikuar se ku qendrojne problemet dhe te hidhen ne sulm per t'i zgjidhur ato".

Se pari, do donim te dinim se cfare u keni mesuar studenteve deri tani?

Sic duket edhe nga emri, eshte e qarte se une u mesoj studenteve lenden e Sociologjise se Turizmit. Ne Itali jap mesim per sociologji te pergjithshme, sociologji urbane dhe antropologji urbane. Kursi qe kam organizuar per studentet ketu ne Tirane, ka si qellim qe te kristalizoje elementet baze te sociologjise se territorit, ndersa me specifikisht, sociologjine e turizmit dhe territorit. Deri tani, kemi pare menyrat e kerkimit qe perdoren ne vende te tjera, ndersa kursi ka si qellim pervetesimin e koncepteve baze te kesaj disipline, duke e vene theksin te turizmi lokal dhe mjetet e nevojshme qe duhen ndermarre, ne menyre qe ai te funksionoje sa me mire. E kam konceptuar lenden ne 25 ore, ku gjate pjeses se pare merren njohurite teorike, ndersa mengjesin e sotem po punojme praktikisht me menyren se si behet nje pyetesor. Me pas, ky pyetesor do te sherbeje ne mbledhjen e te dhenave konkrete nga studentet ne terren. Ne javet e ardhshme ata do t'i shperndajne keto pyetesore te turistet, per te kuptuar se pari arsyet se perse ata zgjedhin te vizitojne kete vend, dhe mbi te gjitha cili eshte perceptimi i tyre mbi qytetet tuaja.

Ju a keni pare konkretisht ne terren territorin shqiptar dhe pasurite qe ofron ai?

Eshte hera e pare qe une vij ne Shqiperi dhe me vjen keq qe kam pare pak, vetem Durresin dhe Tiranen. Por, megjithate kam folur me studentet, ndersa pasdite do te ndaj me ta disa eksperienca te projekteve qe kane si baze perfshirjen e komunitetit te nje rajoni ose zone turistike. Kjo pasi, para se gjithash, turizmi i qendrueshem eshte nje veprimtari qe perfshin zhvillimin lokal, ndaj duhen mesuar teknikat qe lidhen me te. Ne leksionet e para, kjo gje tingellon pak e nderlikuar. Studentet po njihen me Karten e Lanzarotit dhe me rregullat qe vende te ndryshme ne shkalle boterore, zbatojne per turizmin, sipas direktivave te percaktuar per turizmin nga Komisioni Evropian. Kjo behet per nje lloj aktualizimi ne shkalle nderkombetare, duke u dhene te rinjve instrumente, qe kur te dalin ne jete, te dine si te sillen dhe te veprojne ne lidhje me turizmin e qendrueshem.

Doni te thoni qe jane keta studente, ata qe do te bejne vleresimin e terrenit?

Po, ju duhet te kuptoni sipas zonave dhe rajoneve se cilat jane vlerat qe duhet t'u jepni me shume rendesi, duke nisur qe nga agroturizmi, etnografia, etj. Nuk mund te vij une, ose dikush tjeter qe eshte i huaj, qe nuk ka eksperience ne kete vend, per te thene se cilat jane pikat ku duhet te fokusoheni. Kjo eshte detyre e atyre qe jetojne ketu e qe merren me turizem. Ajo qe une mund t'u jap ketyre studenteve, sikurse e thashe edhe me siper, jane vetem disa instrumente konceptuale dhe praktike mbi menyren sesi duhet bere nje vleresim real.

Ne baze te kontakteve te deritanishme me te rinjte, si mendoni, sa njohuri kane studentet per pasurite e vendit te tyre?

Une kam folur me studentet, disa prej te cileve vijne nga zona te ndryshme te Shqiperise. Duhet te them se ata qe jane pak me te medhenj ne moshe, kane ide me te qarta dhe me te kristalizuara, sesa me te rinjte. Pra, masa e studenteve eshte heterogjene dhe normalisht qe ka dallime mes tyre. Duket se ata qe kane jetuar jashte vendit, bien ne sy pasi kane nje koherence me te madhe te problemeve qe ka vendi juaj, si dhe nje motivim me te madh per te ndryshuar dicka ne kete situate. Vullneti dhe besimi i tyre nuk mungon, shpresoj se do te behet dicka e mire. Megjithate, ata me kane vene ne dijeni se sipas rajoneve, ju keni zona ku vlen t'i jepet rendesi artizanatit, po keshtu, keni zona te tjera ku duhet t'i jepet me teper peshe agrikultures etj. Duhet te kete padyshim fshatra shqiptare qe kane perparesi ne kete aspekt, por eshte e qarte qe duhet rritur niveli i njohurive te personat qe merren me turizem. Studentet me kane treguar disa gjera per Shkodren, bashke me foto dhe duhet te them se eshte nje qytet me te vertet shume i bukur.

A perdoren sondazhe ne vendet evropiane, per te vleresuar ato cfare pelqejne turistet?

Pikerisht, sociologjia e turizmit sherben per te kuptuar se cfare percepton turisti ne vendet qe viziton. Jemi duke ndertuar pyetesore qe do te sherbejne me pas si sondazhe. Nuk u kam dhene studenteve shume te dhena teorike, ajo qe kam dashur te arrij eshte pervetesimi i njohurive te tyre ne lidhje me pasurite dhe vlerat lokale ne territorin tuaj. Sigurisht qe jane marre edhe shembuj reale, sic eshte rasti i Muhammad Yunus, bankierit dhe ekonomistit ne Bangladesh, i cili fitoi cmimin Nobel per shkak se zhvilloi idene e mikrokredive, qe rezultoi te ishte shume e suksesshme.

Po rastin e turizmit ne Itali, ua keni permendur studenteve?

Italia eshte ne fakt nje rast specifik. Megjithate, pasdite do te flasim per ekomuzete, si ndertohet nje projekt i tille, pasi une merrem me dicka te tille. Ekomuzete merren me projektet lokale, qe zhvillojne nje rajon te caktuar. Qellimi eshte aktivizimi i pasurive dhe vlerave te resurseve. Edhe pse quhen muze, nuk jane te mbyllur, por perkundrazi, u japin vlerave lokale.

Si funksionojne ekomuzete konkretisht dhe a do dine keta studente te modelojne nje te tille?

Psh., ne Itali, nese do te ngrihet nje projekt i zhvillimit te turizmit lokal, e para gje qe behet eshte vleresimi i territorit. Mblidhen te dhena ne nje terren te paracaktuar, merren te dhenat demografike, ekonomike, cfare veprimtarish kryhen aty, a jane te suksesshme etj. Pyetet gjithashtu se a ka site arkeologjike, monumente, tradita, si kenge e valle, etj. Vetem me pas, personat qe kane interes mbi territorin nisin te hedhin bazen e investimit, qe sigurisht ka me shume siguri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›