E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas "Menaxherise se Qelqte"

Nuk ke ndonje ndjesi te vecante, kur del nga "Menaxheria e Qelqte". Edhe pse pjesa ne vetvete eshte nga pjeset me te njohura te teatrit boteror. Madje, e vene ne skene neper bote dhe pas vitit '00. Nje cast i mire aktoresh, qe duhet te respektohen per realizimin e shfaqjes dhe vete regjisori Filipi, qe eshte munduar dhe e ka pershtatur me shume veshtiresi nje balance ne mes te karaktereve dhe mesazhit te vepres. "Vete mesazhi qe ajo sjell, duke qene e sferes psikologjike, etike dhe sociale, e ka theksin human dhe rezonon me aktualitetin bashkekohor shqiptar". Keshtu eshte shprehur pak dite me pare per medien regjisori Filipi.

Ne fakt, vepra, duke nisur prej punes se skenografit maqedonas Blagoj Micevski, nuk e ka dhene dot qelqnajen, qe vete autori i vepres ia ka thurur me shume kujdes vepres ne te gjithe gjatesine e saj. Per me teper, ajo rezonon shume vrazhde me mjedisin shqiptar. Mungesa e qepjes se planeve dhe kadenca jo e plote e aktoreve Licaj dhe Lubonja ka bere qe shfaqja te dominohet nga dyshja e aktoreve te tjere te vepres dhe qe e kane vendosur (ndoshta dhe pa dashje) nen autoritetin e tyre Y. Mujo dhe A. Derhemi. Ne shume momente balanca e humorit me dramaticitetin ka anuar ne favor te humorit. Vete personazhi i Laura Wingfield (Lubonja) e ka pasur shume te veshtire te rrefeje artistikisht tisin e qelqte te ndjenjes se saj dhe drojen fizike dhe emocionale. "Zgjimi" ne fund nuk duket se eshte ndonje gje me e madhe, pervecse te kuptosh, qe ajo eshte ne qender te vepres. Duket se linjen e vepres, regjisori e ka mbeshtetur te Amanda Wingfield (Mujo), qe mundohet te jetoje permes dy personazheve, bijve te saj. Por, elementi i qelqte psikologjik dhe fizik nuk jepet dot, nga sforcimi i madh i aktoreve per te mbajtur disi te ashper dramaticitetin e vepres permes dialogut.

Ne fakt, origjinali i Willimas ka tentuar qe permes personazhit te Amandes: te tregoje qe devocionin ne muzg te gruarise t'ua delegoje femijeve, packa se devocioni i saj e ben pak injorante. Kete mesazh dhe kete thyerje vete regjisori nuk e ka percjelle dot tek artistja Mujo. Njesoj, edhe tek Tom (Ben Derhemi), i cili enderron te behet shkrimtar, por qe nga ana tjeter eshte i detyruar shume nga familja e tij. Ai eshte me shume i bezdisur sesa i detyruar ne veper. Gjithsesi, ky i fundit eshte ne rolin e tij. Ai (A. Derhemi)e jep sa duhet personazhin e tij, pervec elementit te metamorfozes se tij ne fund, qe duket krejt i papritur.

Futja e Licajt si Jim O'Connor, perben iluzionin e pjeses femerore te familjes, por qe nuk zgjat. Brenda nje segmenti te shkurter, ai e tregon dobet dhe shume te stisur metamorfozen e tij, qe nga nje personazh vardises (mbase do ishte me mire metonjes), te detyrohet qe te respektoje prene e tij.

Zgjimi ne fund i te gjithe personazheve i jep me te braktisur se kurre dhe vepren pak si pa zot. Elementi i bukur i shperndarjes se pluhurnajes se qelqte te aktores, e mbyll dramen, qe duhet thene se nuk ka shume elemente qe te bejne te mendosh per jeten tone sot.

"Menaxheria e Qelqte" eshte nje drame e Williams, e cila mori jete nga nje prej tregimeve te tij, qe quhej 'The Gentleman Caller'. Kjo i dha ne kohen e tij shume sukses. Historia ne fakt eshte e pershkruar nga veshtrimi i Tom Wingfield dhe shume nga monologet e tij vine ne drame pikerisht nga ky origjinal. Kritiket e vepres se tij e vendosin kete pjese si nje perqasje autobiografike me jeten e tij. Madje, vete Tom eshte Thomas, (emri i vertete i Tennesse Williams ), motra e tij Roza mund te jete Laura. Jo me kot, ai perdori ne veper "Blue-Rose", shqiptimin e keq ne anglisht te Pleurosis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›