Kafe e padeklaruar sekuestrohet nga dogana: Kundravajtje administrative

Bllokohen në portin e Durrësit 4500 kg kafe e padeklaruar. Policia doganore mbrëmjen e sotme ka bërë të mundur kapjen e sasisë së kafes së padeklaruar, e cila vinte nga Italia, e cila cilësohet si kundravajtje administrative. Ndërkaq po sipas policisë, nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë ngjarje.
Po sot në portin e Durrësit janë konfiskuar dhe shkatërruar veshje të fallsifikuara. Drejtoria e Doganës në bashkëpunim me drejtorinë e markave dhe patentave ka bërë të mundur ndalimin e mallrave të fallsifikuara me emrat më të njohur të firmave të veshjeve në portin e Durrësit.
Sipas, Arbër Habilit, specialist në drejtorinë e doganave këto mallra janë të rrezikshme, pasi përmbajnë helme të dëmshme për shëndetin.
Drejtoria e Doganave bën me dije se do të vazhdojnë aksionet për konfiskimin e të gjithë atyre mallrave që janë fallsifikime, pasi janë shkelje e autorsisë dhe pronësisë intelektuale.